Avni Dehari, babai i Astrit Deharit tha se ata që ia bënë këtë djalit të tij ia bën në mënyrë të heshtur.
Duke folur në mbledhjen komemorative që u organizua me rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit, Avni Dehari duke i falënderuar të pranishmit tha se është aty në emër të djalit të tij.
Dehari është i bindur se ëndrra e djalit të tij do të bëhet realitet.
“Jam i bindur Astrit së ëndrra jote dhe e Vetëvendosjes do të bëhet realitet”, tha Avni Dehari.
Varrimi i Astrit Deharit do të bëhet sot në orën 14:00, ndërsa paraprakisht do të mbahet edhe një marsh protestues.
Astrit Dehari ka vdekur të shtunën pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana të paqarta. Ndërsa dje si rezultat i ekspertizës ka dalë se 26 vjeçari ka vdekur nga asfiksia(mungesa e frymëmarrjes).
Ymeri: Do ta sjellim drejtësinë për Astritin
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka deklaruar se regjimi i instaluar në Kosovë ka përgjegjësi të drejtpërdrejt për vdekjen e Astrit Deharit dhe për këtë do të përgjigjet.
Ymeri në mbledhje komemorative në Fakultetin Filologjik pranë Universitetit të Prishtinës, ka thënë se është e pamundur të organizohet një aktivitet i Lëvizjes Vetëvendosje, që nuk gjendet kontributi i Astritit.
Sipas tij, Astriti dha kontribut edhe te grupi parlamentar i Vetëvendosjes, duke u bërë mendja dhe penda e ligjeve.
Ai u ndal te arrestimi i tij, duke thënë se ai montuan rastin, duke e quajtur terroristë.
“Ne nuk mund ta zëvendësojmë Astritin por mund të kontribuojmë që kombin ta bëjmë siç e deshi ai. Nuk do të lëm gurë pa lëvizur për ta sjellur drejtësinë në vend. Regjimi i instaluar në Kosovë ka përgjegjësi të drejtpërdrejt për vdekjen e Astritit dhe për këtë do të përgjigjet, drejtësia do të vendoset”, tha ai.
Mbledhje komemorative për Astrit Deharin (Drejtpërdrejt)
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Astrit Deharit, i cili ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara në burgun e Prizrenit.
Para varrimit do të mbahet një mbledhje komemorative në Fakultetin Filologjik pranë Universitetit të Prishtinës.
Mbledhja komemorative fillon në orën 11:00 dhe KosovaPress-i ju sjellë drejtpërdrejt këtë ngjarje.