Gjithçka do të ishte në rregull sikur kjo shkresë e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës të kishte rënë në duart e autoriteteve kompetente zvicerane…Por, as dy javë pas arritjes së kësaj shkrese nga MD-ja e Kosovës në Bernë, ajo ende nuk u është dorëzuar autoriteteve zvicerane. Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Zvicër (OFJ), me seli në Bernë, Falco Galli ka thënë se nga Prishtina zyrtare ende nuk ka marrë kurrfarë letre apo shkrese rreth rastit të Shemsi Nuhiut për mos ekstradimin e tij në Serbi.


Bernë, 11 maj/ AIK-Presheva Jone

Abasada e Kosovës në Bernë ende nuk u ka dërguar autoriteteve zvicerane kërkesën e Ministrisë e Drejtësisë e Kosovës për mosekstradimin e shtetasit kosovar Shemsi Nuhiu autoriteteve serbe, mbi bazë të kërkesës së të cilave është bërë arrestimi i tij në Zvicër më 14 prill të këtij viti. 

Megjithë kërkesën e Beogradit për ekstradimin e Nuhiut në Serbi, Berna zyrtare ketë nuk e ka bërë ende për shkak intervenimit të shpejtë të avokatëve zviceranë, por dhe për shkak se Shemsi Nuhiu është qytetar i Kosovës.
Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka intervenuar shpejt dhe që në ditët e para pas arrestimit e ka dërguar kërkesën që Nuhiu të mos ekstradohet në Serbi. “Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve te Jashtme të Kosovës, ka dërguar kërkesën për rastin Nuhiu përmes Ambasadës së Kosovës në Bernë”, ka thënë për agjencinë Presheva Jonë Ehat Miftaraj, drejtor në Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të MD-së.

Gjithçka do të ishte në rregull sikur kjo shkresë e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës të kishte rënë në duart e autoriteteve kompetente zvicerane…Por, as dy javë pas arritjes së kësaj shkrese nga MD-ja e Kosovës në Bernë, ajo ende nuk u është dorëzuar autoriteteve zvicerane. Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Zvicër (OFJ), me seli në Bernë, Falco Galli ka thënë se nga Prishtina zyrtare ende nuk ka marrë kurrfarë letre apo shkrese rreth rastit të Shemsi Nuhiut për mos ekstradimin e tij në Serbi. Agjencia Presheva Jona nuk ka kontaktuar me ambasadën kosovare në Bernë për të marrë vesh se ku ka ngecur puna dhe pse nuk është dorëzuar shkresa e arritur nga Prishtina, me gjithë faktin se Zyra federale për drejtësi e Zvicrës gjendet vetëm 200 metra larg ambasadës së Kosovës në Bernë

SHPËRNDAJE