Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka takuar bizneset e qytetit.
Ai ka thënë se në Fushë Kosovë gjeni gjithçka, duke shtuar se pa ekonomi të fortë nuk ka komunë të zhvilluar.
Postimi:
Derë më derë me bizneset tona që punojnë me përkushtim e përgjegjësi çdo ditë.
Në Fushë Kosovë gjeni gjithçka – nga pajisjet sportive nga e gjithë bota, deri te shërbimet profesionale të dekorit dhe pastërtisë që po e bëjnë tregun tonë lokal gjithnjë e më konkurrues.
Pa ekonomi të fortë, nuk ka komunë të zhvilluar!
Fushë Kosova PËRTEJ!