Kur një marins amerikane hyn në bazë pas një misioni të gjatë, tradita e kërkon që një nga marinsat në bord të zgjidhet për të zbritur i pari në tokë dhe të puth partnerin apo bashkëshortin. Marissa Gaeta, nënoficere marine është zgjedhur e para për të bërë puthjen. Kur Marissa zbriti nga Uss Oak Hill, për ta pritur në Virginia ka dalë partnerja e saj, Citlalic Snell, edhe ajo nënoficere marine, me të cilën ajo bashkëjeton prej 2 vjetësh. Puthja e cilësuar nga disa si ’historike’ është bërë e mundur pasi presidenti Brack Obama i ka dhënë fund ’Don’t ask, dont tell’, parimit që homoseksualët lejohen për të shërbyer në ushtri vetëm nëse nuk e deklarojnë homoseksualitetin e tyre.

SHPËRNDAJE