Zyrtarë të lartë të komunës së Bujanocit kundërshtojnë cdo tendencë për ndarje të qytetit

KONKLUZIONE NGA SEANCA E SOTME E JASHTËZAKONSHME E KËSHILLIT KOMUNAL 

E ftuar nga kryetari i saj z.Shaip Kamberi, zyrtarët e Këshilli Komunal njëzërit  kanë dënuan çdo nismë dhe përpjekje mbi sisteme paralele të komunës apo  ndarjen e qytetit ne dysh sipas vijave etnike dhe çfardo ideje mbi krijimin e institucioneve paralele, njofton nga Bujanoci agjencia informative kombëtare Presheva Jonë

Bujamnoc, 10 qershor / AIK-Presheva Jonë

Në vazhdim të konkluzioneve të kësaj senace të jashtëzakonshme në komun¨ène  eBujanocit e drejuar nga z.Shaip Kamberi, kryetar,ndër tjera thuhet se duke vërtetuar edhe me këtë rast mbështetjen e qëllimit për zhvillimin e shoqërisë multietnike dhe multikonfesionale, të bazuar në parimet demokratike, krahas rrespektimit të të drejtave të njeriut, ato politike dhe të pakicave si dhe të të drejtave dhe lirive politike të të gjithë qytetarëve në pajtim me standardet dhe parimet më të larta europiane të Marrëveshjes mbi zgjerimin e koalicionit qeverisës në Bujanoc, nga tetori 2010,

    
Njëkohësisht, Këshilli komunal gjithashtu shpreh brengosjen me rastin e aktit të bllokimit arbitrarë  të deponisë së qytetit nga ana e BL Rakoc, në këtë rast Këshilli komunal paralajmëron për pasojat e paraqitjes së mundshme të epidemisë  për shkak të grumbullimit të sasive të mëdha të mbeturinave komunale brenda qytetit dhe të pengimit të  përpjekjeve të NP « Komunalia » pwr menaxhim.

Këshilli komunal pret bashkëpunim të plotë dhe të papenguar të institucioneve gjyqësore, të organeve të rendit dhe qetësisë, të Trupit koordinues dhe të ministrive përkatëse në ndërmarrjen e masave ligjore për zgjidhjen e problemeve ekzistuese,  

Në pajtim me situatën e posakrijuar në Komunë dhe qëllimeve strategjike të krijimit të komunës politikishtë stabile, tërheqëse për investitorët e huaj, Këshilli komunal i Komunës së Bujanocit :
obligohet se do të vë në funksion të gjitha resurset e veta njeërzore dhe financiare me qëllim të sanimit të gjendjes në deponinë ekzistuese dhe të zgjidhjes afatgjate të menaxhimitt ë mbeturinave komunale dhe shprehë gatishmërinë e bashkëpunimit me të gjitha komunitetet lokale për zgjidhjen e problemeve komunale.

 

KONKLUZIONET

– Pret bashkëpunim nga të gjithë partnerët e koalicionit në përpjekjet e ruajtjes së stabilitetit politk në Komunëne  Bujanocit,

-Kërkon nga Ministria e drejtësisë që urgjentishtë të ndërmerr masat për ekzekutimin e papenguar të Aktvendimit të Gjykatës themelore në Vranjë – Njësia në Bujanoc (nr.zyr. 1918/11 të datës 06.6.2011) mbi mënjanimin e bllokadës nga deponia e qytetit në Bujanoc

– Apelon te Ministria për mjedisin jetësor, xehetari dhe planifikim hapsinor që në pajtim me autorizimet dhe obligimet e veta, të ndërmerr hapat adekuat të ofrimit të ndihmës Komunës së Bujanocit me qëllim të zgjidhjes afatgjate të problemit të përkujdesjes së mbeturinave komunale,

– Këshilli komunal apelon në institucionet ndërkombëtare në Beograd : Misionin e OSBE-së, Delegacionin e Komisionit europian, Ambasadën e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë që t’i inkurajojë institucionet republikane në ndërmarrjen e masave adekuate me qëllim të parandalimit të çfardo tentimi të destabilizimit të Komunës së Bujanocit

pra, përme skëtgyre konkluzioneve Këshilli komunal është i obliguar t’i njoftoj organet e Qeverisë së R. së Serbisë, pastaj Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, për administratë shtetërore dhe vetadministrim lokal, Ministrinë e mjedisit jetësor, të xehetarisë dhe të planifikimit hapsinorë, Trupin koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni