ZYRTARE: James kalon tek Real Madrid

zyrtare-james-rodriguez-lojtar-i-realit_hdReal Madridi ka konfirmuar kompletimin e transferimit të James Rodriguez nga Monaco për 88 milionë euro.
Kampioni i Evropës është lidhur me transferimin e kolumbianit gjatë Kampionatit Botëror dhe tashmë gjithçka ka përfunduar dhe ai do të luajë në Santiago Bernabeu nga sezoni i ri.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Los Blancos deri në verën e vitit 2020.

James e ka filluar karrierën profesionale te Envigado, ndërsa ka veshur fanellat e Banfield dhe Porto, para se t’i bashkohej Monacos për 45 milionë euro në sezonin e kaluar.

23-vjeçari është transferimi i dytë i Realit në këtë afat kalimtar pas Toni Kroos nga Bayern Munichu.

James kalon testet, në pritje të zyrtarizimit
James Rodriguez është thuajse lojtar i Real Madridit, pritet të bëhet vetëm zyrtarizmi i tij.

Mesfushori kolumbian iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Los Blancos dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën.

Ditë më parë, Los Blancos arritën marrëveshje me Monacon për blerjen e 23-vjeçarit për 88 milionë euro.

Pas negociatave të klubit me lojtarin, palët janë pajtuar që të ndodhë transferimi dhe pas testeve mjekësore, do të presim edhe konfirmimin zyrtar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni