Zvicrës i thotë PO vazhdimit të misionit të Swisscoy-it në Kosovë deri në vitin 2014

Swisscoy duhet të qëndrojnë edhe për disa vjet në Kosovë. Këshilli Naciona sot ka vendsour me 94 vota pro dhe 65 kundër për të prolonguar mandatin e ushtarëve zviceranë në Kosovë deri në fund të 2014, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” nga Berna.
 
Bernë, 6 qershor / AIK-Presheva Jonë
 
Do theksuar se Swisscoy ishte aktivizuar në Kosovë që nga viti 1999, ndërsa nga viti 2002, ushtarë zviceranë janë të armatosur për mbrojtjen e tyre perosnale. Aktualisht në Kosovë gjenden në shërbim 220 ushtarë, numër ky i cili nga Këshillit Federal mund të rritet me 50 njerëz për dy muaj. Në të ardhmen, ky numër mund të ngritet deri në 80 ushtarëve gjatë për dymbëdhjetë muaj.
 
Mundësinë e vazhdimit të misonit të ushtarve zvcieranë në Kosovë ditë më aprë e kishte konfirmuar edhe Minsitri zviceran i mbrojtjes gjatë një interviste për agjencinë informative “Presheva Jonë”  Z.Maurer ishte shprheur se deri në vtin 2014 nuk do të ketë tërheqje të trupave nga Kosova, përkundër faktit se ketij vendi për cdo viti misoni i Swisscoy-it në Kosovë i kushton 40 million franga. Por ketë angazhim të ushtarëve zviceranë në Kosovë ditë më parë për agjencinë  « Presheva Jonë” minsitrri ueli Maurer e justifikon duke pohuar se me « angazhimin e ushtarëve tanë Kosovë dhe ballkan ruhet edhe stabilieti në Zvicër »

Madje sipas misnitrit zvceran « nuk mendoj se është koha për tërheqjen e trupave tona nga Kosova për shkak se situata në rajon ende është frazhile. Por, kjo nuk do të thotë se njëzet vjet ushtarët tanë do të qëndrojnë atje dhe padyshim një ditë do të vijë koha që edhe Swisscoy do të tërhiqet nga Kosova. Ndryshe, edhe popullata dhe  insitucionet e Kosovës duhet të i gëzohen me  tërheqjen e trupave tona dhe atyre ndërkombëtare, sepse me këtë flet se Kosova eshte stabile, në rrugë të mbarë dhe ata nuk kanë nevojë më për ne. »


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni