Albian Ajeti, sulmuesi kosovar, i St Gallenit, do t’i bashkohet përfaqësueses A të Zvicrës.

 

Kolonisë së shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrës pritet t’i shtohet edhe një emër i ri. Fjala është për sulmuesin kosovar të St Gallenit, Albian Ajeti, shkruan gazeta e njohur zvicerane, Blick.

 

Selektori i helvetikëve, Vladimir Petkovic pritet ta ftoj Ajetin në përfaqësuese për ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë, e cila luhet me 1 qershor, dhe Ishujve Faroe, e cila luhet me 10 qershor në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’.

 

Ajeti ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e St. Gallenit. 20 vjeçari, i cili është rritur në Zvicër, ka preferuar të luajë për shtetin helvetik para Kosovës.

 

Ai nga vitit 2012 e deri më 2015 ka veshur fanellën e grupashëve U-16,  U-17,  U-17,  U-18,  U-20,  U-21 të Zvicrës. Dhe tani do ta realizoj ëndrrën duke luajture me ekipin A të këtij vendi, përcjell Express.

 

Pjesë e Zvicrës janë gjashtë shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, dhe Shani Tarashaj.

 

SHPËRNDAJE