Megjithse, autoritetet e Bernës i kanë deklaruar sot agjencisë informative “Presheva Jonë” se gjithka është e gatshme për ekstradimin e të dyshuarit  i cili mund të ankohet, ku për (mos) ekstradimin e tij drejt Serbisë fjalën e fundit do ta jap Tribunali Federal i Bellinzonës.
 
 
Bernë, 27 korrik / AIK-Presheva Jonë
 
Autoritetet e Bernës janë prononcuar në favor të ekstradimit në Serbi të një ish-anëtart të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) arrestuar në prillin e këtij viti në Vevey (VD) të Zvcrës..Zyra Federale e Drejtësisë (OFJ) ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Beogradit, kanë njoftuar sot burimet nga Berna agjencinë informative “Presheva Jonë”. Madje sipas burimeve të Bernës një ekstradim i tillë mund të ndodhë në drejtim të Beogradit pamvarësisht se ai është qytatar i Kosovës apo edhe pse ai akuzohet për “krime në Kosovë” dhe jo në serbi ?! Lidhur me këtë ditë më parë ishte ankuar edhe Kuvendi Komunal i Preshvës si dhe Minsitria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës e cila permes një letre drejtuar Zyrës Federale të Drejtësisë kanë kërkuar nga Berna që “qytetarin e  Kosovës t’mos e dërgojnë në Serbi..”

Siq kemi njoftuar. Serbia, e cila akuzon të dyshuarin  për “krime  lufte të kryera në vitin 1999 kundër popullatës civile serbe dhe kundër shqiptarëve,” kjo kërkesë autoriteve të Bernës ju është dërguar më 8 mars të këtij viti.I dyshuari kishte  kundërshtuar tashmë të ekstradimin e tij. Meret vesh nga autoritet helvetike se Tribunali Federale Penale (TPF) në Bellinzona e cila do të marrë vendimin përfundimtar.  “Ne patëm marrë një vendim të premten e kaluar në aspektet ligjore dhe teknike të kërkesës për ekstradim. Për anën politike, mund të mereet Tribunali Penal Federal e cila gjykatë mund të vendos përfundimisht..” na ka deklaruar sot  z.Erwin Jenni, përgjegjës nga Zyra Federale e Drejtësisë, njësia për ekstradimin. 
 

I pandehuri ka 30 ditë për t’ju përgjigjur vendimin e OFJ tek Gjykata Penale Federale. Në lidhje me vendimin e ekstradimit të vendoset Bellinzona, i akuzuari do të ketë gjithashtu një mundësi për të apeluar në Gjykatën Federale (TF) këtë kohë. Nëse TPF do të jetë kundër një ekstradimi të tij, atëherë OFJ gjithashtu mund të ankohet ndaj këtij vendimi.

 

Procedura e ekstradimit mund të zgjasë disa muaj, të paktën gjashtë, pohon z.Jenni. Kërkesa për ekstradim identifikon të akuzuarit si qytetar i Serbisë. Por ende janë disa dyshime në lidhje me kombësinë e tij, i cili nuk luan rol në procedurë, na thonë autoritet nga Zyra Federale të Drejtësisë në Bernë. Një gjë është e sigurt, sipas tyre: se i akuzuari nuk ka nënshtetësinë zvicerane. Nëse ai do të kishte qenë natyralizuar, ai mund t’i shpëtonte ketij ekstradimi rreth Serbisë, sepse ekstradimi nga Zvicra, Berna nuk e dorëzon shtetasin e tij, në vendet tjera, pamvarësisht nga ndonjë kërkesë.

SHPËRNDAJE