Image associéeZurich, 18 prill  -Njerii i cili u dënua me 20 vjet burg pas rrëmbimit të një fëmije në vitin 2000, nuk do të dale jashte grilave te burgut. Eshte fjala ketu për kindnapuese e Kuvetit,  djalit te Bexhet dhe Feride Sallahut (tashme te ndjere) biznesmen shqiptar nga Presheva qe mbanin nje agjencie udhëtimi qe dikur kishte emër të madh, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

 

Mbetet ne burg te Zvicres krimineli serb, kindnapuesi i djalit te Behxhet Sallahut nga Presheva te cilit ju kerkuan 1 milion euro

Kryerësi kryesor i rrëmbimit të Kuvet te vogel në vitin 2000 nuk do të lirohet me kusht. Gjykata Federale mbështeti një vendim të gjykatës së Cyrihut. Njeriu ishte dënuar me 20 vjet burg në vitin 2002.

Së bashku me një shtetas tjetër të ish-Jugosllavisë dhe tre bashkëpunëtorëve, i dënuari rrëmbeu një fëmijë tetëvjeçar në maj të vitit 2000. Rrëmbyesit kishin kërkuar nga babai i tij shqiptar, i cili drejtoi një agjenci udhëtimi, një shpërblim prej 1.2 milion franga.

Djali ishte liruar pas katër ditësh. Rrëmbyesit ishin arrestuar dhe shpërblimi u rikthye. Doli në kohën kur kryesuesi kryesor ishte një recidivist 39-vjeçar, i dënuar në veçanti për grabitje.

Në një aktgjykim të lëshuar të mërkurën, Gjykata Federale vëren se kushtet formale të lirimit me kusht nuk janë të diskutueshme. Në raportin e tij, kujton Gjykatën Federale. (aktgjykimi 6B_208 / 2018 i 6 prillit 2018)

 

Kuveti i vogel i Behxhet Sallahut ishte kindnapuar nga kriminele serbe te cilet kerkuan nga babai i tij mbi 12 milion franga 

Résultat de recherche d'images pour "polizei zürich"Ne ditën e 16 majit të vitit 2000 në ora 9.10 minuta, kur Kuveti (djali i biznismenit të njohur shqiptar, Behxhet Sallahut nga Presheva) po ngutej të arrinte me kohë në Shkollë, ngase në ora 9.15 minuta fillonte edhe mësimi dhe ai kishte vetëm edhe pak minuta ,para se të arrinte atje, krimineli serb pa një pa dy e kishte grabitur fëmiun shqiptar me sa force që kishte i cili edhe pse atëherë ishte vetëm 8 vjeqar dhe shkonte në klasën e pare ne nje shkollës fillore, duke e futur përdhunshëm në bagazhin e makinës.

Për fatin e Kuvetit kët ngjarje të pazakont dhe  rrënqethëse të një kidnapimi kriminel e kishte vërejtur një kalimtar i rastit derisa po kalonte me biçikletë nga një distancë që mund të vërente se një diqka e pazakont po ndodhte, ndaj pas pak ai edhe kishte lajmëruar policinë!

Por Krimineli serb pasi fëmiut shqiptar me të goditura të forta në të gjitha pjesët trupit ia kishte humbur  edhe vetëdijen, ai e kishte mbyllë Kuvetin në Bagazhin e makinës dhe vetëm kështu kishte arritur që fëmiun shqiptar  ta mbante peng të kidnapuar për katër ditë me radhë

Ndaj ky ishte edhe njëri nga shkaqet që terroristët serb kishin kidnapuar djalin e tij,nga i  cili pas Kidnapimit kishin kërkuar 1. 2 Milion  Franga Zvicerane, të cilat atë botë kishin vlerën e 1 milon euro

Babai i Kuvetit Behxheti i cili udhëhiqte Agjensionin e Fluturimeve me qendër në Zürich nuk organizonte vetëm fluturime por edhe dërgimin e të hollave nga Zvicra dhe Europa për Kosovë dhe trojet tjera Shqiptare,madje disa here kishte ndihmuar edhe Spitale e Shkolla si edhe Arsimin Shqip në Mërgim due sjellur Abetaret e para ne Zvicer dhe  Preshevë, qe sollet lideret e Presheves nuk arrijne (dhe nuk duan) te bejne dot nje gje te tille per shkak lidhjeve te ngushta miqesore me Beogradin.

Babai i fëmijës me ndihmën e  policisë zvicerane,kishin organizuar edhe dërgimin e të hollave 1. 2 milion Franga zvicerane në Beograd,siq kërkonin kidnapuesit,bashkpunëtorët e të cilve kishin kërkuar që të hollat ti merrnin në Serbi.

Në Hellbühel të Lucernit banonte atë kohë dhëndrri i Vladica Niçiçit i cili derisa mbante fëmijën e kidnapuar shqiptar, të burgosur në bodrumin e banesës së tij,prej nga edhe telefononte me bashkpunëtorët e pranimit të Parave në Serbi, Policia Zvicerane permes  përcjelljes së telefonatave kishte arritur ta lokalizonte vendin prej nga telefononin kidnapuesit.

Kështu që derisa një person i afërm i familjes të  fëmijës së kidnapuar shqiptar  me parat e gatshme , i shoqëruar nga një Polic civil i Qytetit të Cyrihut  dhe një Zyrtari të  shërbimit  të policisë federale të Zvicrës, kishin arritur në Beograd, policia zvicerane, nga përgjimi i bisedave telefonike, i kishte rën në gjurmë një lëvizje të dhëndrrit të Kriminelit Vladica Niçiç,dhe e kishin ndaluar në Autobahn, makinën e tijë duke arrestuar ate dhe gjetur në makinë shumë armatim, si granata Mina anti tank, teknik të vëzhgimit natën, Dokumente të Policisë shtetërore serbe,me të cilat ishin të paiusur edhe kidnapuesit,dhe Karta të identitetit nga ministria e punëve të mbrendshme e serbisë.

Pas  rënies së dhëndrrit të Kriminelit Niçiç në duart e policisë zvicerane me tërë atë arsenal armësh dhe dokumentesh nga ministria e punëve të mbrendshme të serbisë, Policia zvicerane e kishte detyruar ate që të mbante lidhjet telefonike si me bashkpunëtorët e kidnapuesve në serbi që do pranonin parat,ashtu edhe me kidnapuesin Niçiç i cili e mbante akoma Kuvetin e vogël në bodrum të burgosur.

Dërguesit e parave, posa kishin zbritur nga Avioni në Beograd dhe ishin nisur për në vendin e dorzimit të parave të tre të dërguarit; i afërmi i familjes së Behxhet  Sallahut dhe dy ndihmësit nga zvicra kishin informuar Policinë zvicerane e cila e kishte detyruar dhëndrrin e Kriminelit  Niçiç që perms telefonit ta bindë kidnapuesin,se gjoja parat,tashmë ishin në “duar të sigurta” dhe ai duhej ta lëshonte fëmiun e kidnapuar shqiptar.

Krimineli Vladica Niçiç me bashkpuntorë i bindur se q`do gjë kishte përfunduar, fëmiun e kidnapuar Shqiptar të lidhur dhe me sy të mbyllur e kishin dërguar nga Hellbühl në Emenbrücke në një garazhë të një Shoping Center, por duke mos e liruar akoma, pa verifikuar vërtetësin e dorzimit të parave nga vet pranuesit në serbi.

Ndaj Krimineli Niçiç që të dy bashkpunëtorët që kishte me vete i kishte dërguar jashtë garazhit për të vëzhguar q`do lëvizje të dyshimt apo edhe ardhjen e mundëshme të policisë, duke ruajtur vet fëmiun e kidnapuar shqiptar,vet ai lishte provuar që të mirrte kontakt direkt me pranuesit e parave në serbi,mirpo në bodrumet e grazhës, dëgjueshmëria e bisedës telefonike, nga shkaku i mungesës së valve,nuk ishte e mjaftueshme,Krimineli ishte detyruar  që për pak qaste ta linte vetëm djaloshin të lidhur këmb e duar dhe me sy të mbyllur në makinë, sa për të telefonuar.

Por Kuvet Sallahi i vogël e kishte shfrytëzuar kët moment duke u çliruar me forcat e veta,dhe kishte arritur të ikte nga makina,duke vrapuar nga bodrumi i garazhës,me shpejtësin e një fëmije që kishte ndjerë rrezikun e jetës,dhe  duke thirrur me sa zë që kishte patur  për ndihmë ate e kishte fshehur një grua-shitëse, në një Kiosk në Emenbrücke afër Lucernit.

Pas lirimit të Kuvetit, sipas fjalëve të tijë të cituara nga gazeta e përditshme e cyrihut “Tagblatt der Stadt Zürich” jo vetëm shokët e klasës që  kishin organizuar një festë të madhe për shpëtimin e tij por edhe çupat i kishin shkruar shumë letra “dashurie” në shenjë   miradie  për vuajtjet gjatë katër ditve të odiseadës së kidnapimit por edhe në shenjë simpatie për  mënyrën “heroike” të  shpëtimit të këti fëmie, nga kidnapuesit kriminel serb.

Kuveti,tanimë është një djalosh 26 vjeqar i cili (mundë te shkruaj nje roman) pas studimeve tashme punon derisa edhe sot në shkollën e Policisë Zvicerane rastii  Kidnapimit të tijë, mësohet si nje rast i veqant i një shembulli tipik të Kidnapimeve të vërteta të fëmijëve nga kriminelët serbe qe mund te krahsahet me kindapimin amafias italiane te Aldo Mores ne Itali.

 

SHPËRNDAJE