ZVICRA-KOSOVA: Një fond të veçantë për të ndihmuar personat që riatdhesohen

Ministri Rexhepi priti Ambasadorin Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në një takim Ambasadorin Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa.

Në këtë takim, u diskutua rreth arritjeve të Kosovës në fushat e ri-pranimit dhe ri-integrimit të personave të riatdhesuar, sfidat dhe planet e Qeverisë në avancimin e kësaj agjende shumë të rëndësishme për vendin.

Ministri Rexhepi, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një fond të veçantë për të ndihmuar personat që riatdhesohen në Kosovë nga shtetet e perëndimit në mënyrë që sistematizimi i tyre të jetë sa më i lehtë. Ai tha se deri më tani ri-integrimi i personave të riatdhesuar ka shkuar sipas parashikimeve dhe se po përmbushen të gjitha obligimet ndërkombëtare në këtë fushë.

Ambasadori Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa, tha se Kosova edhe pse si shtet i ri është një model i mirë i zbatimit të marrëveshjeve me vendet evropiane për një ri-integrim të suksesshëm dhe ofroi mbështetjen e Qeverisë Zvicerane në mënyrë që të ketë një ri-integrim të qëndrueshëm të personave që ri-atdhesohen.

Të dy bashkëbiseduesit u dakurduan që në të ardhëm të thellojnë bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe theksuan nevojën e ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.Bëhet e ditur nga komunikata e lëshuar për medie nga ky takim i Ministrit Rexhepi.BS


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni