Nga 31 korriku biletat e ndeshjes në mes Zvicrës dhe Shqipërisë do të hidhen në treg. Bileta më e lirë kushton vetëm 10 franga ndërkaq ajo më e shtrenjta sillet prej 90 frangave.

Të gjithë adhuruesit e futbollit të Zvicrës dhe Shqipërisë do ta kenë rastin që nga 31 korriku të rezervojnë një ulëse në stadiumin e Lucernit, për ta ndjekur takimin e 11 shtatorit në mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Ky takim do të jetë në kuadër të xhiros së dytë të grupit në eliminatorët për kampionatin botëror të futbollit, që do të mbahet në vitin 2014 në Brazil. Federata zvicerane ka paraparë gjashtë kategori të ndryshëm, nga më e lira prej 10 deri në 90 franga që do të jetë pjesa qendre e stadiumit. Ky takim për Zvicrën do të jetë i pari, që do ta zhvillon në shtëpi pas takimit që do ta ketë më parë me Slloveninë. Ndeshja pritet më një interesim të shtuar pasi në radhët e Zvicrës pritet të luajnë së paku pesë futbollistët shqiptar si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi. Por nuk do të ishte surprizë sikur ndaj Shqipërisë të luanin edhe futbollistë tjerë, të cilët janë me potencial mjaftë të lartë. Shitja e biletave bëhet në “Ticketcorner”, bëjnë të ditur zyrtarët nga federata e futbollit zviceran. Derisa futbollistët shqiptar me petkun e Zvicrës në vazhdimësi kishin hasur në përkrahjen e bashkatdhetarëve të tyre, pritet të shihet reagimi i tyre ndaj yjeve shqiptaro-zviceran në përballje me Shqipërinë. Me këtë më parë nuk kanë munguar edhe deklarata mjaftë të “nxehta”, të futbollistëve të kombëtares shqiptare sidomos të atyre që vinë nga Kosova. Më i zëshmi ishte kapiteni Lorik Cana, i cili ka kritikuar hapur ata duke i fajësuar se para Shqipërisë kishin zgjedhur Zvicrën, duke aluduar në një komb një qëndrim. Ndërkaq ylli i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri kishte arsyetuar veprimin duke thënë se ai asnjëherë nuk ishte ftuar nga krerët e FSHF-së, për të mbrojtur ngjyrat kuqezi. Sigurisht e Shaqiri me shokë do të mirëkuptohen pasi ata ishin pjesë e Zvicrës që ekipet zinxhirë të sajë andaj edhe sikur të kishin dashur nuk do të mund të luanin për kombëtaren shqiptare. /BS

SHPËRNDAJE