Për UBS zvicerane po afron momenti që Athina do të largohet nga Eurozona. “Skenari bazë parashikon, me një probabilitet mbi 50%, se Greqia vitin e ardhshëm do të dal nga Euro”, pohon kryeekonomisti Daniel Kalt,në një intervistë të publikuar sot në “Basler Zeitung”, raporton shqip.

Në fakt vendi vazhdon të ketë shuam borxhe dhe varet plotësisht nga pjesa tjetër e Europës, që çdo tre muaj duhet të ndërhyjë me ndihma. “Problemet nuk janë zgjidhur, vazhdojnë të jenë të pranishme”, nënvizon Kalt. Trojka e ekspertëve të BE-së, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, duhet të mbyllin të dy sytë në mënyrë që paratë të vijojnë të qarkullojnë. “Por kjo nuk do të zgjasë më tepër”, parashikon Kalt.

Kalt merr në konsideratë dhe probabilitetin që unioni monetar të falimentojë plotësisht. Ka shumë mundësi që për pesë ose 10 vjet, Eurozona të kufizohet në numër. “Për shembull mund të hiqen fillimisht Portugalia, Spanja e më pas të tjerat”, thotë Kalt.

SHPËRNDAJE