Zviceranët votojnë pro mbajtjes së armëve

Votuesit zviceranë kanë votuar bindshëm në favor të së drejtës së tyre për të mbajtur armë. Rezultatet zyrtare treguan se më shumë se gjysma e kantoneve të Zvicrës janë kundër propozimit për ndalimin e mbajtjes së armëve pas kryerjes së shërbimit ushtarak. Kjo është një praktikë të cilën ky vend e ushtron që nga viti 1874.

Mbështetësit e propozimit kanë argumentuar se ndalimi i armëve do të zvogëlonte numrin e vetëvrasjeve dhe të dhunës në familje.

Qeveria ka thënë se ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme për të siguruar se mbi 2 milionë armët në vend nuk keqpërdoren.

SHPËRNDAJE