Me iniciativë të Luljeta Bislimit, e cila jeton në Zvicër për dy muaj rresht në shtetin helvetik është organizuar një fushatë humanitare nga e cila janë mbledh 4 005 (katër mijë e pesë franga zvicerane)

 

Faktet bankare për këtë donacion Luljeta Bislimi ia dorëzoi gjyshit të Amsera Rekës, i cili e falënderoi Luljetën për këtë gjest shumë humanitar.
Dy zëvendësministrat e Diasporës, Qerim Bajrami dhe Nuredin Lushtaku organizuan një pritje për Luljeta Bislimin dhe babain e saj, si dhe gjyshin e Amserës, Kamer Balje, me rastin e dorëzim pranimit të donacionit.
Nga ana e saj, organizatorja e aksionit humanitar Luljeta Bislimi, tha se, ka dëshirë që Amsera Reka pas tragjedisë që e përjetoi të ketë një të ardhme të mirë.
“Jam mërzitur shumë për rastin e Amsera Rekës dhe kam hapur një xhirollogari bankare për atë vogëlushe. Kam dëshirë që Amserës t’i ndihmojë që të shkollohet, të rritet dhe të bëhet e pavarur. Falënderoj të gjithë donatorët dhe i dëshiroj Amserës jetë të gjatë dhe të shëndetshme”, tha Luljeta Bislimi.
Mbi gjysma e donatorëve që kanë kontribuar me mjetet e tyre për këtë donacion janë zviceranë, ndërsa të tjerët janë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Diasporës.

SHPËRNDAJE