Gjenevë, 6 shtator /ATSH–Hetues të OKB-së njoftuan sot për herë të parë se qeveria siriane ishte përgjegjëse për sulmin me gaz sarin në lokalitetin Khan Cheikhoun më 4 prill në Siri, ku u shënuan 87 të vdekur.

Sipas raportit të 14-të të Komisionit Hetimor të OKB për situatën e të Drejtave të Njeriut në Siri i publikuar sot, më 4 prill në kuadër të një fushate ajrore, forcat ajrore siriane kanë përdorur gaz sarin, duke vrarë më shumë se 80 persona, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë./

SHPËRNDAJE