“Hilja” që solli dhe golin e fitores së Barcelonës në ndeshjen me Atletikon e Madridit të dielën në La Liga, nuk ka ndikuar aspak në popullaritetin e Leo Mesit. Kapiteni i Argjentinës ka zbarkuar të hënën në kryeqytetin zviceran, Bernë, për t’iu bashkuar kombëtares së Alehandro Sabelës për miqësoren me përfaqësuesen helvete. “Topi i Artë” mezi ka zbritur nga makina. Rreth 300 tifozë vendës e kanë pritur në aeroport dhe më pas e kanë shoqëruar drejt hotelit “Shvajcerhof”, ku ishte akomoduar pjesa tjetër e kombëtares, në përpjekje për t’i marrë një autograf. Aq e vështirë ka qenë për të qetësuar turmën, sa forcat e sigurisë kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë për të nxjerrë nga makina sulmuesin dhe mesfushorin Havier Maskerano. Masat e sigurisë brenda “Shvajcerfoh”-it arritën deri në pikën, sa nuk i lejohet as stafit të hotelit për t’i marrë një autograf numrit 10.

SHPËRNDAJE