Drejtoria  e spitalit Frauenfeld (Thurgau)  e marrur në pyetje nga mediat zvicerane rreth kësaj afere,  nuk ka dashur të komentojë atë se si është e mundur që në një spital  të “banojnë”, të takohen ballë për ballë viktima me agresorin mantelbarëdhë ?!, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Thurgau, 27 shkurt/AIK-Presheva Jonë

I Plagosur rëndë nga pesë plagë me thikë. Arbeni i shtritë në shtratin e tij në spital Frauenfeld (Thurgau) që prej ditësh. Ndërsa, pas pak  ai i merr kembët dhe ia arrin për herë të parë  të dalë të ecë pak dhe ai hapat e parë i nisë në  korridor. Por kur del në korridor ai tronditet  kur ndeshet  ballë për ballë me sulmuesin e tij ai me mantel të bardhë si infermier e ky me fasha të bardha i lidhur nga thika e infermierit ?!  Arbeni kihste arritur ta identifikonte ai  ishte sulmesi me thikë i cili i kishte bërë hygjym ditë më parë, duke i shkaktuar pesë plagë. Ai ishte Navidi i cili  kishte goditur me thikë Arbenin natën e shtunë në një bar naten, i cili pas plagëve urgjent u dërgua në spital të Frauenfeld për shërim.  “Unë kam panik, unë kisha frikë se ai do të dëmtojë mua nëse me mer në dorë të më “shëroj” si infermier ””,  ka thënë  kosovari i cili ka ikur nga spitali pa shejë pa dokë.

Arbeni kishte shtruar një sër pyetjesh,, Si  mund të jetë ky Navidi infermier ?,  Si mund të përkujdeset për të sëmurët një inferimier i tillë dhunshëm, i rrezikshëm ?!  Ai ka theksuar se  Navid, është një afgan  23 vjet, sulmuesi i natës së  shtunë  gjatë një bisedë rreth një femre. Të dy ishin në një bar në Frauenfeld. Navid e ka rrahur në grushta Arbenin, kur ata janë marrë në rrugë për t’u shpjeguar. Pastaj ai ka therur  me thikë  kosovarin e ri, kur ai u largua bar. “Unë do të kisha mundur të vdes..” ka  thënë  Arbeni, shkruan shtypi zviceranë. Drejtoria  e spitalit e marrun në pyetje ngas mediat zvcerane rreth kësaj afere,  nuk ka dashur të komentojë për këtë çështje ku në një spiatl  viktima takohet ballë për ballë me agresorin mantelbardhë ?!

SHPËRNDAJE