Ashtu siç iu kishte premtuar medvegjasëve, ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli mbrëmë u gjet në mesin e tyre për të festuar katër vjetorin e pavarësisë. Kjo vizitë, por, nuk u bë në Luginën e Preshevës. Ai u takua me qytetarë të Medvegjës në Fully të Valisit të Zvicrës, ku u nderua me çmimin “qytetar nderi i Medvegjës”, nga ana e shoqatës humanitare “Medvegja”, njofton agjencia informtive kombëtare “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të Koha.Net

Martigny, 17 shkurt/Presheva Jonë

“Kam shumë për të thënë sot, për të ndarë mendime me ju, por nuk kemi ardhur këtu të bëjmë politikë, por të dëgjojmë idetë tuaja, hallet tuaja, pra që t`ju ndihmojmë aty ku keni nevojë, sepse kontributi juaj natyrisht është i madh, që ne sot po e festojmë katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Nuk duhet t’i harrojmë edhe dëshmorët e kombit, familjet e tyre, fëmijët jetimë, invalidët e luftës, veprimtarët që janë edhe sot e kësaj dite aktivë, sepse pa ndihmën e të gjithëve nuk do të ishim ku jemi, por kemi ende punë për të punuar. Vetëm të bashkuar, duke respektuar njëri tjetrin dhe duke i dhënë hapësirë atyre që vërtetë e duan punën, do të ecim te para”, tha Makolli, duke shtuar se nuk është harruar Medvegja, Bujanoci e Presheva, “sepse jemi një, jemi vëllezër dhe do të vijnë ditë më të mira”.

SHPËRNDAJE