Kremtimit të sivjem në Zvicër me mergimtarët shqiptarë ju është bashakngjitur edhe ministri i diasporës z.Ibrahim Makolli. Ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës nëpër vendet e tjera, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, kanë shënuar katër vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës, me ceremoni solemne të organizuara me këtë rast.

Bernë, 17 shkurt/AIK-Presheva Jonë

Në pritjet e organizuara, kanë marrë pjesë personalitete të shquara të vendeve ku janë hapur ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, përfaqësues të jetës politike e publike të këtyre shteteve, si dhe diplomatë të huaj e bashkatdhetarë tanë të cilët jetojnë në këto vende.

Ceremonitë solemne janë karakterizuar nga prania e shumë miqve të Kosovës, të cilët kanë shprehur bindjen e plotë se Kosova do të vazhdojë me sukses të plotë rrugën drejt ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit.

Ata, përmes stafit diplomatik përkatësisht konsullor të Kosovës, kanë uruar popullin dhe udhëheqësit politikë të Kosovës për vendosmërinë e tyre në ecjen përpara, me theks të veçantë në proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Kremtimit të sivjem në Zvicër me mergimtarët shqiptarë ju është bashakngjitur edhe ministri i diasporës z.Ibrahim Makolli. Sikur  në SHBA, Gjermani, Itali, Francë, Austri e kudo në prendim edhe shqiptarët në Zvcër sot po kremtojnë aktërvjetorine pavrësisë. Shumë shoqata e klube janë organizuar sot dhe për ditët e uikendit mbrëmjë muzikore e koncerte me artristë e yje të muizës shqipatre nga ambasadat kosovare për të festuar bashkarisht përjetorin e ketër të shpelljes së shtetit të Kosovës si dhe 100 vjetorin e pavarësisë. Tubime të tilla po bahne dhe do të mbahne nesër dhe apsnesër në Gjenevë, Bernë, lausane, Zurich, Sant-Galen, Biele, Lugano..etj

Në anën tjetër, stafi diplomatik përkatësisht konsullor i Republikës së Kosovës në shtetet pritëse, në emër të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka falënderuar përfaqësuesit e vendeve mike dhe diplomatët e tjerë të pranishëm, për mbështetjen që po i ofrojnë Kosovës dhe kanë premtuar vazhdimin e angazhimit të plotë të shtetit dhe diplomacisë kosovare për forcimin e gjithanshëm të Republikës së Kosovës.

SHPËRNDAJE