Zv/ambasadorja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) Pola Tidi, e akredituar në Beograd, gjatë vizitës që i ka bërë të martën, Bujanocit, është zotuar  se OSBE-ja me organizatat tjera në Beograd do të kontribuojnë në fushën e arsimit, njofton agjencia informative « Presheva Jonë »

 

Bujanoc, 28 gusht

“Në takimin tonë diskutuam për çështjet e arsimit që i përkasin këtij rajoni dhe kemi arritur në përfundim se OSBE-ja dhe organizatat tjera në Beograd, do të vazhdojnë kontributin e tyre në fushat e rëndësishme të arsimit”, ka theksuar zv/ambasadorja e OSBE-së.

Ndërsa, prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, në një prononcim për “Presheva Jone” theksoi se gjatë këtij takimi me zv/ambasadoren e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) Pola Tidi, rëndësi më e madhe i është kushtuar arsimit në Luginë.

Siç, deklaroi Arifi, çështje me rëndësi të kësaj vizite ishin bisedimet lidhur me bashkëpunimin për projektet ndërmjet pushtetit lokal dhe OSBE-së, për çështjet politike dhe të sigurisë, por në veçanti të jetë trajtuar çështja e arsimit në gjuhën shqipe në Bujanoc.

Zv/ambasadorja e SBE-së, me këtë rast ka përshëndetur edhe ecurinë me Fakutetin Ekonomikë në Bujanoc, ndërsa ka thënë se me padurim pret realizimin e vizitës së dytë në këtë komunë.

Kjo ishte hera e parë që zv/ambasadorja e SBE-së, Pola Tidi I ka bërë komunës së Bujanocit.

 

Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE