Zv.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Yury Fedotov zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku do të takohet me krerët e shtetit.

Fedotov e nis axhendën e takimeve me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto për të vijuar më pas me një takim me kryeministrin Sali Berisha.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën, UNODC, me qendër në Vjenë, Z. Yuri Fedotov, do të zhvillojë një takim edhe me dy ministrat Petrit Vasili dhe Bujar Nishani.

SHPËRNDAJE