Zv.prok. serb Vekaric: Kemi deshmi gati identike me Dick Marty

Jagode, 10 janar (BETA),  Zëvendësi i prokurorit për krime të luftës Bruno Vekariq deklaroi se pret që raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës (KE) Dik Marti për tregti me organet njerëzore në Kosovë të aprovohet në KE më 25 janar. Vekariq për televizionin Palma plus tha se ky do të jetë “shenj serioze” për institucionet tjera që të formojnë komisione të cilat,nën patronatin e Këshillit të sigurimit të Kombeve të bashkuara (KS KB),do të kontrollojnë punën e prokurorëve në terren.”Në këtë mënyrë do të heqim dilemat nga ky rast,meqë në themi se ka disa varreza masive në Shqipëri,por askush nuk ka marr kacinë për të parë se a është me të vërtet ashtu”,tha Vekariq. Ai tha se prokuroria po kryen punët hetimore edhe në dy raste të cilat ,siç tha mund të kenë pika të përbashkëta m raportin e Dik Martit.”Fjala është për lëndën ‘Limaj’ dhe lëndën “Grupi i Drenicës” ku po e përpunojmë atë grup e cila vetën e ka quajtur ushtarake,ndërsa ne si grup kriminal”,tha Vekariq. Ai theksoi se në bisedë m ish kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte,e cila ka nisur tregimin për tregti me organet njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri,ka marr premtime se ajo është e gatshme që të dëshmojë në këtë rast.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni