Diplomatja shqiptare znj.Edit Harxhi nga takim  i sotëm me përfaqësuesit shqiptarë të Preshvës, Bujanocit dhe Medvegjës ka siguruar ata se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe kontributet e Shqipërisë për popullatën e Luginës së Preshevës, në vecanti në procesin arsimor, furnizimin me tekste shkollore si dhe në sfera tjetra ekonomike dhe sociale… » njofton agjencia informative kombëtare « Presheva Jonë ». Ndërsa,  kryesuesi i delagacionit nga Lugina e Preshevës z.Riza Halimi, deputet agjencisë ne fjalë i ka pohuar « se sot në Tiranë u bisedua edhe për zgjedhjet e ardhshme në Serbi, ku autoritetet shqiptare na siguruan se do të na  mbështesin në koalcione dhe unitet mes partive shqiptare përballë zgjedhjeve të ardhshme në Serbi më 6 maj të ktij viti.. »

 

Tiranë, 12 mars

 

Me ftesën e Ministrit të punëve jashëme të Republikës së Shqipëris,zv.Edit Harxhi zv.ministreja  e diplomacisë shqiptare ka pritur sot në kabinetin e saj në Tiranë  një delegacion  nga Lugina e Preshevës prej pesë anëtarësh i  kryesuar nga deputeti Riza Halimi, kryetar i PVD-së, Galip Beqiri , kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar,  Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujancoit, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, si dhe  z. Rami Zylfiu (UDSH)

Nga ky takim mes   znj.Harxhi  dhe përfaqesuesve të  e Luginës së Preshevës është iuseduar kryesisht mbi situatës aktuale në Lugunën e Preshevës sidomos procesin arsimor, tekstet shollore, njohjet  e diplomave mes Serbisë dhe  Shqipërisë,, studentët tanë shqiptare nga Lugina në Shqipëri etj.

 

Diplomatja shqiptare znj.Edit Harxhi ka siguruar mysafirët nga Lugina e Preshevës se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe kontributet për popullatën e  Luginës së Preshevës, në vecanti në procesin arsimor, furnizimin me tekste si dhe në sfera tjera ekonomike dhe kulturore.

 

Ndërsa z.Riza Halimi, kryesues i delegacionit nga Presheva rreth vizitës së sotme në Tiranë  në Minsitrinë e Punëve të Jashtme në Shqipërisë për agjencinë informative kombëtare « Presheva jonë » ka deklaruar se « takimi i sotëm në Tiranë me zv.ministrene Puneve të Jashtme znj.Edit Harxhi si dhe në ministrinë e arsimit, kulturës dhe ekonomisë shqiptare ishin  takime zyrtare dhe miqësore mjaft të frytshme në kuadër të bashkëpunimit rajonal mes shtetit shqiptar dhe Luginës së Preshevës.”

Ngjajshëm për agjencinë “Presheva jonë” ka pohuar edhe z.Galip Beqiri nga KKSH, sipas të cilit “Nga gjitha keto takime me autoritetet e qeverisë shqiptare sot në Tiranë kemi hasur në përpkrahje në gjitha fushat ku qyetetarët  e Luginës kanë më së shumti nevojë, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë ».

 

Se a ështe zënë n’gojë edhe zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe cilat janë qëndrimet e Tiranës zyrtare në këtë drejtim, deputeti Halimi në vazhdim ka pohuar se « edhe këtë cështje e kemi prekur me autoritetet shqiptare dhe se Tirana zyrtare na mbështet për koalcione dhe unitet mes partive shqiptare përballë zgjedhjeve të ardhshme në Serbi më 6 maj të ktij viti. Lidhur me  zgjedhjet  e ardhshme në Serbi përfaqësuesit e Luginës së Preshevës do të kenë edhe një takim të rëndësishëm me nivel të lartë me zyrtare të shtetit shqiptarë.. »

SHPËRNDAJE