Interviste me  z. Halit Shamata zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës ne Republiken e Shqiperise (MASH) dhene agjencise informative « Presheva Jone »

“Kemi bërë të ditur se faktorë të caktuar në Luginën e Preshevës kanë shkaktuar pritshmëri të gabuar tek studentët lidhur me shpërndarjen e kërkesave vetëm në disa programe studimi me numër të kufizuar edhe për studentët shqiptare brenda shtetit amë gjë që ka ndikuar edhe në nivelin e ulët të regjistrimeve në përputhje me afatet ligjore..” ka deklaruar per agjencine informative “Presheva Jone” zv.ministri i arsimit te RSH z.Halit Shamata.

Tirane, 23 tetor /AIK-Presheva Jone

Presheva Jone : Zv.misnitër Shamata, cfarë është bashkëpunimi, dmth ne sferën e arsimimit me autoritetet kosovare dhe me ato lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ?

HALIT SHAMATA: Bashkepunimi ne fushën e arsimit me institucionet homologe dhe autoritetet perfaqësusese  nga të gjtha trojet shqitare, perfishire ketu edhe at ate Lugines se Preshves,  me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë janë shumë të mira dhe në rastin e Republikës së Kosovës të institucionalizuara në nivel Marrëveshje dypalëshe ne fushën e arsimit midis dy Qeverive.  Kemi pasur takime të rregullta me kryetarin e Preshevës zotin Mustafa, me përfqësuesit e Këshillit Kombëtar si dhe me përfqaësues të Kuvendit të Bujanovcit. Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë e të thellojmë më mirë bashkepunimin në dobi të arsimit shqip në Luginën e Preshevës, sikurse kërkojmë një kordinim më të mirë të të gjithë akorëve dhe autoriteteve locale atje.

Presheva Jone : Po si qendorn ceshtja e kuotave z.zv.minister rreth studentet e Lugines se Presheves qe deshirojne te ndjekin studimet ne universitet shqiptare ne Tirane e gjetiu.. ?

HALIT SHAMATA:  Qeveria Shqiptare përcakton kuaota të vecanta studimi për studentët e trojeve shqiptare. Për vitin akademik 2011-2012 janë akorduar a. për cilkin e parë të studimeve me kohë të plotë 700 kuota, b. për ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesëshme 400 kuota, c. për ciklin e dytë të studimeve Master Profesional 408 kuota, d. për ciklin e dytë të studimeve Mastër i Shkencave 304 kuota. Të gjitha këto të shpërndara në rreth 290 programe studimi në 11 universitetet publike të vendit. Lidhur me bashkëpunimin me autoritetet shqiptare të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës kontaktet dhe takimet me ta kanë qene më të shpeshta dhe MASH ka patur një ndjeshmëri më të madhe lidhur me to.

Presheva Jone :  Z zv. minsiter,ne fillim të kesaj jave në kabinetin tuaj keni pritur një delegacion nga Lugina e Preshevës..Për cka biseduat me ta dhe a morët vesh për dicka ?

HALIT SHAMATA: Po, kemi pritur një delegacion nga të gjithë përfaqësuesit që përmendëm më sipër lidhur me mundesitë e shtimit të kuaotave të planifikuara. Kemi rënë dakord që të shrihen regjistrimet jo vetem në mjekësi por edhe ne programe te tjera dhe kemi bashkërenduar punët me një listë të vetme.

Presheva Jone: Pas kthimit nga Tirana delegacioni nga Lugina për disa media  lokale, janë shprehur se “nuk lëshuan  pe” në Tiranë  nga takimi me përfaqëusesit e larte nga ministria e arsimit shqiptar.  Ku eshte faji ku shume maturante, deshtuan, pa fajin e tyre, qe te marrin indeksin e njerit nga fakultet e Univesritetit te Tiranes ?

HALIT SHAMATA: Kemi bërë të ditur se faktorë të caktuar në Luginën e Preshevës kanë shkaktuar pritshmëri të gabuar tek studentët lidhur me shpërndarjen e kërkesave vetëm në disa programe studimi me numër të kufizuar edhe për studentët shqiptare brenda shtetit amë gjë që ka ndikuar edhe në nivelin e ulët të regjistrimeve në përputhje me afatet ligjore.  Megjithëse, nuk është vonë për arsye që lidhen me MASH, por për arsye që përmenda më sipër.

SHPËRNDAJE