”Qeveria jonë izraelite në këtë drejtim është duke negociuar dhe shqyrtuar mundësinë e njohjes së shtetit të ri të Kosovës, gjë që do ta bëjmë së shpejti, sigurisht vitin e ardhshëm..Por me rëndësi është të theksoj se Izraeli mbështet fuqishëm Kosovën dhe popullin shqiptar…”, ka deklaruar  për agjencinë informative “Presheva Jonë” zv.shefi i diplomacisë izraelite, z. Danny Ayalon

 

Gjenevë, 3 gusht

I ftuar të marrë pjesë në Gjenevë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Migracionit dhe me rastin e 60-vjetorit të Konventës së UNHCR-së që po zhvillohen në Pallatin e OKB-së, zv.ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Danny Ayalon, zhvilloi dje një takim me përfaqësuesit e mediave botërore.

Pyetjes rreth relacioneve mes Jerusalemit dhe Prishtinës dhe mundësitë për gatishmërinë e qeverisë izraelite të njohin shtetin e Kosovës, shefi i diplomacisë së këtij vendi, z. Ayalon për agjencinë informative “Presheva Jonë”, është përgjigjur se “me Kosovën kemi marrëdhënie shumë të mira, madje unë kam takuar personalitete dhe delegacione nga qeveria e saj si dhe nga rajoni. Unë edhe personalisht kam vizituar autoritete në rajon nga Bosnja, Kroacia, Serbia dhe besoj se një vizitë të tillë do ta kem edhe në Kosovë në të ardhmen për zgjerimin e bashkëpunimit tonë”.

Ndërsa njihej rreth shtetit të Kosovës nga Izraeli, zv.ministri Danny Ayalon në vazhdim, duke mos përjashtuar të ndërmarrë një hap të tillë, u përgjigj se “për proceset në Kosovë, si dhe njohjen e saj është mjaft i angazhuar edhe komuniteti ndërkombëtar. Edhe qeveria jonë në këtë drejtim është duke negociuar dhe duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së shtetit të ri të Kosovës, gjë që do ta bëjmë së shpejti, sigurisht vitin e ardhshëm. Por me rëndësi është të theksoj se Izraeli mbështet fuqishëm Kosovën dhe popullin shqiptar”.

SHPËRNDAJE