Zv.kryeministri KUCI : Qeveria e Kosovës së shpejti do të vizitojë Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës i përgjigjet përmes agjencisë informative « Presheva Jonë » kërkesave të intelektualëve për vizitë Luginës së Preshevës nga autoritet kosovare

 

Kërkesa e intelektualëve nga Lugina e Preshevës drejtuar qeverisë së Kosovës për vizitë këtyre trojeve të banuara me shqiptarë etnik bëri jo vetëm jehonë por edhe u mirëpritë nga autoritetet e Kosovës,sepse siq është traditë tek ne shqiptarët nuk shkohet në ‘’konak’’ pa ftesë . Kështu iu kanë përgjegjur sot disa anëtarë të qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë agjengjisë Presheva Jonë.

 

Preshevë, 10 janar/ AIK-Presheva Jonë

Lidhur me kërkesën në fjalë ne sot kemi biseduar me zv.kryeministrin  dhe ministrin e drejtësisë prof.dr.Hajredin Kuçin. Lidhur me vizitat e ardhshme të kreut të qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës z.Kuci ndër të tjera për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” u përgjigj :

‘’Qëllimi ynë është që ta mbajmë mbikqyrjen e vazhdueshme për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe në këtë drejtim ne jemi të interesuar që të ndihmojmë në mirëqenjen e tyre,identitetin por sigurishtë se edhe vizitat janë ndër prioritetet tona ,dhe këto vizita duhet ti koordinojmë në rradhë të parë me faktorin politik shqiptarë por edhe ndërkombëtarë pasi që vizita jonë duhet të jetë produktive për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe jo e kundërta që të shkaktojë tensione që do të krijonin pasoja pastaj për të tjerët,dhe unë jam i bindur që zhvillimet e ardhshme që po shkojnë do të jenë në atë drejtim që udheheqësit qoftë nga Kosova ashtu edhe nga vendet tjera do të vizitojnë shqiptarët atje. Unë shtoj se është e drejtë e jona që të kujdesemi për shqiptarët atje,për pjesën tonë të kombit. Unë personalisht ka kohë që e kam shprehë gatishmërinë dhe kam bërë kërkesë në zyrën e BE-së në Beograd përmes asaj në Kosovë që ti takoj qytetarët e Luginës së Preshevës,por qeveria e serbisë ka qenë e ngulur për vizita të tilla dhe ne kemi qenë të kujdesshmë që vizita të tilla mos të keqpërdoren. Besoj se une apo dikush tjeter nga kreu i qeverisë së vendit tonë së shpejti do ta vizitojë Luginën e Preshevës sigurisht me përcjellje ndërkombëtare sivjet kah pranvera, pas zgjedhjve te ardhshme në Luginë të Preshevës…’’.

 

Ndërsa lidhur me pilisat për autovetuarat ndaj qytetarëve të Serbisë,ku më së shumti janë goditur qytetarët e Luginës së Preshevës zv.kryeministri dhe ministri i drejtësisë së Kosovës z.Kuci tha: “Qeveria e Kosovës po edhe unë personalishtë kemi kontaktuar shoqatën e sigurimeve të veturave  të Kosovës,kam kërkuar nga ata që të vejnë kontakte me shoqatën e sigurimeve të serbisë të bëjnë një marrveshje për dëmet që mund të shkaktohen nga për njërin ose vendin tjetër në kufi,,të jetë një taksë prej 10 euro por jo kaq e madhe e cila shkakton në rradhë të parë një dëm material ku më të dëmtuarit janë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveria e Kosovës është e gatshme që ta subvencionoj shoqatën e sigurimeve të Kosovës në mënyrë që të zvoglohet ky cmim…”


2 Komente

  1. atdhetari, January 10, 2012:

    Jo more te nderuar ju nukshkoni ne konak te huaj qe duhet pritur ftesa, por ju shkoni ne shtepine tuaj, pra mos thelloni edhe me shuem ndarje te kombit.

  2. naimi, January 12, 2012:

    Jeni te mirseardhur gjith ministrat e qeverise se kosoves, ju mirpresim

Komentoni