Më datën 2 nëntor 2011, Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka mbrojtur me sukses tezën e doktoratës nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare me titull “Shtetndërtimi ndërkombëtar dhe sovraniteti i papërcaktuar” në praninë e profesorëve ndërkombëtar dhe vendor, në Fakultetin filozofik të Univeritetit të Prishtinës. Njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Prishtinë, 14 nëntor/ AIK-Presheva Jonë

Në praninë e Komisionit për Mbrojtje të Doktoraturës të përbërë nga profesorët amerikan Prof.Dr.William Zartman dhe Prof.Dr. Alan Kuperman dhe profesorëve të Univeristetit të Prishtinës, Prof.Dr. Hajredin Kuçi dhe prof.Dr.Arben Hajrullahu dhe në praninë e publikut nga bota akademike, politike dhe të studentëve, zonja Edita Tahiri bëri një ekspoze të hollësishme të tezës së doktoratës, duke folur për analizat, gjetjet dhe kontributin që ky studim ofron në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Më pas ajo u përgjigj në shumë pyetje të parashtruara nga anëtarët e Komisionit për Mbrojtje duke trajtuar tezën në fjalë në kontekstin e rastit të administrimit ndërkombëtar të Kosovës në periudhën 1999-2008. Pas mbrojtjes së suksesshme nga ana e zonjës Edita Tahiri, Komisioni për Mbrojtje mori vendimin dhe që ti jap gradën shkencore “Doktor i shkencave politike” , njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Dr.Edita Tahiri ka bërë studime në këtë fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin prestigjioz të Harvardit përkatësisht në Shkollën John F. Kennedy për Qeverisje ku kishte marrë titullin magjistre e shkencave politike. Më pas përmes Programit Fulbright të Qeverisë amerikane qëndroi në Universitetin Johns Hopkins- SAIS dhe bëri studime për doktoraturë në Programin për Zgjidhjen e Konflikteve, nën mbikëqyrjen e profesorëve  të njohur amerikan I. William Zartman dhe Alan Kuperman. Studimi i doktoraturës së Edita Tahirit u zhvillua në dy universitete paralelisht, në Univeristetin e Prishtinës dhe Univeristetin Johns Hopkins-SAIS. 

SHPËRNDAJE