Zv.Kryeministrja serbe Kalanovic vizitoi Bujanocin

Zv.kryeministrja e Serbisë, Verica Kalanoviq, e cila është përgjegjëse për Planin Nacional Investivë, gjatë vizitës së sotme në Bujanoc së pari u takua me kryetarin e komunës Shaip Kamberin. Kamberi me këtë rast nderoi zonjën Kalanoviq me një mirënjohje për kontributin në realizimin e projekteve të ndryshme në komunën e Bujanocit, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Enis SALIHI

Bujanoc, 10 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

Zëvendëskryeministrja e Serbisë Verica Kalanoviq ka vizituar sot komunën e Bujanocit, me ç’rast ka vizituar projektet që janë financuar nga Plani Nacional Investivë

Më pas, Kalanoviq bashkërisht me kryetarin e komunës vizituan fshatin Samolicë, në të cilin javë më parë është përuruar rrjeti i ujësjellësit. Rrjeti i ujësjellësit për fshatrat Samolicë dhe Boroc ka kushtuar 58 milionë dinarë, ku 55 milionë dinarë janë ndarë nga Plani Nacional Investiv.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi tha se “zëvendëskryeministrja Kalanoviq me angazhimin e saj ka ndihmuar në realizimin e projekteve të rëndësishme në komunën tonë. Falë përkrahjes së saj kemi realizuar dy projekte të ujësjellësit me të cilët mbulohen nevojat e rreth 6 mijë banorëve. Kemi pasur pëkrahje edhe në realizimin e projektit të ndërtimit të shkollës “Sezai Surroi” dhe ndërtimin e sallës së sporteve në këtë shkollë. Ne kemi biseduar sot edhe për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ne si komunë kemi përckatuar prioritetet tona që do të realizohen në periudhën e ardhshme”.

“Me ndërtimin e këtij rrjeti të ujësjellësit mbi 2500 banorë të Samolicës dhe Borocit mund të pijnë ujë të pastërt e të shëndetshëm, që është një bazë për jetë të shëndoshë për këta banorë. Unë sot dëshiroj të jap një porosi, që shteti i Serbisë duhet të kujdeset për të gjitha pjesët e saj, për të gjitha komunat, e ato që janë më të pazhvilluara, që për fat të keq këtu hyn edhe Bujanoci, kërkojnë vëmendje të veçantë’, theksoi në Samolicë zv. kryeministrja Kalanoviq.

 

Banorët e këtijë fshati ishin mirënjohës për realizimin e këtij projekti dhe falënderuan zv/kryeministren Verica Kalanoviq dhe kryetarin e komunës Bujanocit Shaip Kamberin.

 

Për këtë arsye, shtoi Kalanoviq “Plani Nacional Investiv ka ndihmuar këtë komunë duke ndihmuar ndërtimin e ujësjellësit në Bilaç, tani në Samolicë e Boroc dhe ndërtimin e shkollës ku mësojnë 1350 nxënës. Unë uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, dëshiroj që projektete e nisura t’i përfundojmë me sukses, e poashtu dëshiroj që të përgatitni në mënyrë kualitative edhe projektet që do t’i realizojmë në të ardhmen”.

Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe kryetari i komunës së Bujanocit më pas vizituan shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ku u pritën nga drejtori dhe kolektivi i kësaj shkolle. Në këtë shkollë nga mjetet e Planit Nacional Investiv janë investuar 76 milionë dinarë në ndërtimin e sallës së sporteve dhe një pjesë të blokut C të shkollës. Kalanoviq dhe Kamberi sot paralajmëruan edhe projektin e rregullimit të oborrit dhe terreneve të jashtme sportive në shkollën “Sezai Surroi”, me ç’rast deri ne fund të muajit do të kryhet edhe procedura e tenderimit dhe vitin e ardhshëm do filloj implementimi i këtij projekti ku dhe do të finalizohet i tërë projekti i kësaj shkolle e  që do të financohet nga Plani Nacional Investiv, në vlerë 43 milionë dinarë.

 

“Kjo ishte vizita e njërit prej investimeve më kapitale të financuara nga Plani Nacional Investiv. Në bashkëpunim me zonjën Kalanoviq dhe Planin Nacional Investiv ne do të vazhdojmë me projektet e ardhshme që kanë të bëjnë me këtë shkollë. Në pyetje është rregullimi i oborrit dhe terreneve të jashtme sportive, që do të fillojmë ta realizojmë në vitin e ardhshëm” , tha kryetari i komunës, Shaip Kamberi.

“Unë sot vizitova njërën prej shkollave më moderne në Serbinë jugore. Këtë mund ta them sepse për çdo ditë jam në terren në qytete e komuna të ndryshme. Kjo shkollë është e ndërtuar me standarde të larta dhe mua më vjen shumë mirë që jam njëra ndër partneret që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti. Mirëpo ne këtu nuk duhet të ndalemi, këtë projekt duhet ta përfundojmë në tërësi, duke rregulluar oborrin dhe terrenet sportive e duke investuar në enterier. Procedurat janë në rrjedhë e sipër dhe gjatë vitit të ardhshëm në në Bujanoc mund të themi: ja çfarë shkolle ka Bujanoci, ja në çfarë vendi mësojnë nxënësit tonë”, tha Kalanoviq.

Drejtori i shkollës, Ilmi Ibrahimi tha se  shpreson që do të kenë edhe në të ardhmen ndihmë për rregullimin e ambientit të ardhshëm të shkollës. “Ishte një kënaqësi që sot patëm mysafir në shkollën tonë një mysafire të këtij niveli. Besoj që me ndihëm që do ta kemi në të ardhmen do të avancojmë edhe më tej kushtet për nxënësit e shkolëls sonë”, tha Ibrahimi.

Verica Kalanoviq më parë ka qenë ministre për Plan Nacional Investiv. Me ndryshimet në qeveri, Kalanoviq u emërua zëvendëskryeministre, ndërsa Plani Nacional Investiv tani është përgjegjësi dhe kompetencë e Ministrisë për Ekonomi           dhe Zhvillim Rajonal.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni