Intervistë me kryetarin e UDSH-së z.Rahmi Zulfiun për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”

Ne do të dalim në zgjedhjet parlamentare sepse jemi këtu ku jemi dhe duhet të veprojmë në suaza të mundësive tona. Ne gjithmonë jemi në anën e asaj që në marrje e veprimeve tona të jemi publik dhe transparen e jo të fshehemi pas deklaratave shumë të mëdha, ne mbetemi konsekuent në qëndrimet tona. Demagogjia më e madhe është të thuhet se nuk dalim në zgjedhje parlamentare, e ndërkohë me cdo kusht kërkojnë që në zgjedhjet lokale t’i marrin postet bashkë me të mirat materiale, madje edhe duke  i keqpërdorur ato, ka thënë  fillimisht lideri i  UDSH-së z.Rahmi Zulfiu  në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare.

 

Nepotizmi në punësim, po e dëmton qytetarin dhe buxhetin e Preshevës !

 

Presheva Jonnë: Z.Zulfiu fillimisht si e vlerësoni situatën aktuale politike dhe atë ekonomike, përfshirë ketuu edhhe ppoltIkën e punësimit në Preshevë ?

 

RAHMI ZULFIU: Në përgjithësi situata politike në Luginë të Preshevës është e ngarkuar dhe në kohën kur ne po prisnim që ato të relaksohen paksa pas marrveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit,marrveshjeve të cilave ne iu gëzuam duke pritur që të zgjidhen disa probleme si lëvizja e lirë e cila pësoi një të keqe edhe më të madhe me vurjen e taksave që ishte e papritur pasi që këtë taksë kryesishtë e paguajnë shqiptarët, dje mësuam se nga data 18 mars nuk mund të shkohet pa pasaporta në Republikën e Kosovës që gjithashtu ishte një hap i papritshëm dhe në momentin kur të gjithë ne presim që qeveria e Kosovë të na përkrahë dhe ndihmojë në lëvizjen e lirë duke e pas parasyshë lidhjet familjare dhe lidhjet tjera ekonomike,kulturore e arsimore,pengesë të cilën e mirëpret shteti Serb.   Pa dilem se nepotizmi është i theksuar dhe përderisa nuk ndalemi dhe të shohim që ti avancojmë njerëzit e duhur nëpër vendet e duhur,situata në Luginë të Preshevës nuk do të ndryshojë. Partia në pushtet tash e sa vite shkon me atë trendin  e punësimit të njerëzve të saj të cilët janë të rrethit të vetë qoftë familjarë apo elektoral ku nuk mirren parasyshë aftësit dhe përgatitjet e tyre,dhe së fundmi kjo gjë ka arritur kulminacionin sidomos tani  në prag të zgjedhjeve ata bëjnë ç`mos që me anë të punësimeve të arrijnë të ruajnë elektoratin,në anën tjetër në planin investiv pa kurrfarë kriteri japin tendere dhe punë të cilat janë planifikuar për këtë vitë,ky plan nuk është aprovuar,është dashur që së pari të aprovohet e pastaj të bëhet realizimi i atyre punëve. Këtu shihet qartë tendenca për dëmtimin e buxhetit por edh qytetarit,këto punë të cilat janë nisur sigurishtë se nuk do të mund të kryhen  për dy muaj fushatë dhe sigurishtë se do të vazhdohen dhe do të kalojnë nëpër duart e qeverisjes së ardhshme ku edhe punëkryesit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos kryejnë punë pa kurrëfar avancimi të mjeteve financiare,pasi që ajo kontratë e cila është bërë sigurishtë  se do të vihet në dilemë në të ardhmen duke pasur parasyshë mënyrën dhe transparencën me të cilën është bërë.

 

Presheva Jonë: z.Zulfiu,duke e pasur parasyshë atë se ju keni qenë pjesë e udhëheqjes apo pushtetit në zgjedhjet e fundit.  Menoni se e keni dëshpruar elektoratin tuaj  apo mosnënshtrimi juaj ndaj të mirave materiale,kësaj rradhe ju ka bërë më të fortë karshi elektoratit ?

 

RAHMI ZULFIU: Ne nuk kemi dalur nga qeverisja,neve na kanë larguar nga qeverisja pasi që nuk  jemi pajtuar apo nuk i kemi shkuar për qefi në disa vendimmarrje,ata kanë shkuar në avaz edhe më të madhë,ne tani mburremi se nuk jemi pjesë e këtyre dështimeve të cilat i kanë bërë de që janë duke i bërë këta tani kurse sa i përketë UDSH,unë mund të them se plot kuptimin e fjalës kemi një shtrirje të plotë në gjithë Luginën e Preshevës. Në kuadër tonin kemi cdo ditë e më tepër aderime të të rinjëve,kemi kuadro të kualifikimeve të ndryshme qka do të argumentohet së shpejti me anë të përpilimit të listave dhe në programin tonë parazgjedhorë do të shihet se me qfarë emra do të dalim.

 

Presheva Jonë: z.Zulfiu e ka vija të kuqe që e ndajnë UDSH-në me subjektet tjera nga bërja e koalicioneve para apo pastzgjedhore ?
RAHMI ZULFIU: Për neve si UDSH është hera e parë që  dalim në zgjedhje dhe është shumë me rëndësi që ta mbasim forcën tonë elektorale,nuk kemi ndonjë marrveshje paraprake por një gjë është e sigurtë se të gjitha këto dështime të cilat i ka bërë kjo qeverisje është e vështirë që të bashkëpunohet,jo rastësishtë por me qëllime të caktuara,këtu e kam parasyshë sidomos punësimet në RadioTelevizion,Shtëpi të Kulturës,Shtëpi të Shëndetit,OKF. Ata duhet ta kenë me dije se janë një formacion i dëshutar dhe në nëse e kemi parasyshë atë se si ka ardhur deri aty,sigurishtë se edhe pritjet nuk duhet të kenë qenë më të mëdha dhe besoj se tani ka ardhur fundi i tyre.

 

Presheva Jonë: Me këtë që thatë a nënkuptohet se nëse vini në pushtet do të merrni aksion për largimin nga puna e atyre që nuk janë punësuar pa kritere apo lidhJe familjare e partiake ?

 

RAHMI ZULFIU: Shikoni,buxheti komunal është e drejtë e qytetarëv e të Komunës së Preshevës,ajo nuk është pronë e asnnjë kryetari apo udhëheqësie dhe gjithmonë duhet të gjendet mënyra më e mirë e menaxhimit të atyre mjeteve,qytetarët kanë të drejtë të dinë atë që po ndodhë nëdrkohë kjo që ka ndodhë dhe që ka vepruar deri sot kjo qeverisje është një prapaskenë për të cilët qytetarët nuk dinë asgjë. Janë punësuar persona që as  vetë nuk e dinë se qfarë punë kërkohet nga ta,e dnë vetëm se kur vjen fundi i muait dhe duhet të merret paga. Në vend se të shkohet me projekte zhvillimore,buxheti hargjohet me rroga të të punësuarve të panevojshme,dhe sigurishtë se nëse do të jemi në pushtet për qka  jemi optimist do të rishikojmë dhe rivlerësojmë punët e secilit të punësuar dhe sigurishtë se do ti marrim hapat vijues.

 

 

Presheva Jonë: z.Zulfiu dje u formua koalicioni për zgjedhjet e ardhshme parlamentare,sa mendoni se do të keni përkrahje tek qytetarët duke e pasur parasysh atë se zëra të fuqishëm vijnë nga udhëheqja e tanishme me Luginën kundër pjesmarrjes në këto zgjedhje ?

 

 

RAHMI ZULFIU: Në zgjedhjet e kaluara kemi dalur vetëm si grup qytetarësh kurse tani jemi si subjekt politik dhe për zërat që vijnë nga PDSH-ja dhe etiketimet e tyre mund të them se ne e dimë se me qfarë njerëzish kemi të bëjmë,se ku i mbështetin ata vlerësimet e tyre,ne gjithmonë jemi në anën e asaj që në marrje e veprimeve tona të jemi publik dhe transparen e jo të fshehemi pas deklaratave shumë të mëdha,ne mbetemi konsekuent në qëndrimet tona,prap do të dalim në zgjedhjet parlamentare se jemi këtu ku jemi dhe duhet në veprojmë në suaza të mundësive tona. Demagogjia më e madhe është të thuhet se nuk dalim në zgjedhje parlamentare,e ndërkohë me cdo kushtë kërkojnë që ë zgjedhje lokale ti marrin postet bashkë me të mirat materiale,madje edhe duke  i keqpërdorur ato. Neve nuk na brengosin ato deklarata paushalle pasi që dal nga dal po kalohet ai patriotizmi i rrejshëm,njerëzit po vetëdijësohen e po e shohin se kush,për qfarë interesohet dhe vepron. Ne si UDSH gjatë harrtmit të deklaratës politike me rastin e 20 vjetorit të referendumit kemi kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës  të kërkojmë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin pjesë në to do të thotë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës duke u bazuar në atë qka po kërkojnë serbët e veriut,këtë ide nuk kanë lejuar që ta fusim në deklaratë subjektet tjera duke e përfshirë edhe PDSH-në,ndërsa në anën tjetër na kritikojnë neve se si të veprojmë ! Ne jemi optimistë se pa ndonjë problem do ta dërgojmë një përfaqësues në parlament

 

Presheva Jonë: Si e vlerësoni kërkesën e votës së shqiptarëve të Luginës nga PLD e Cedomir Jovanoviqit në zgjedhje  e ardhshme,a mendoni se janë krijuar kushtet e votimit mbi baza qytetare ?

 

RAHMI ZULFIU: Besoj se ende nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në  subjekt me bazë qytetare dhe PLD kam dëgjuar se ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve si  mbështetje për zgjedhjet parlamentare,nuk mendoj se do të kenë ndonjë jehonë,neve na u është ofruar një bashkëpunim i tillë por ne nuk jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me ta,kemi subjekte tjera tek të  cilët do të gjejmë bashkëpunim dhe me të cilët do të bashkëveprojmë.
Presheva Jonë : z.Zulfiu,si i vlersoni deklaratat e fundit të kryeministrit kosovarë z.Hashim Thaqi i cili duke mos patur për qëllim rrol iniciues tha se nëse preken kufinjët e ballkanit,kjo më së tepërti do tì konvenoj shqiptarëve ?

 

RAHMI ZULFIU: Ne po jetojmë në rrethana kur asgjë nuk është e definuar plotësishtë,edhe deklaratat e tilla e kanë efektin e vetë të caktuar,duke pasur parasyshë politikën serbe me qytetarët serb të veriut të Mitrovicës. Besoj kjo ka qenë si rezultat i gjitha veprimeve të qeverisë së Beogradit duke ia kujtuar se nëse vie deri te ndarja,kjo nuk i brengosë aspak shqiptarët pasi që nga kjo pikërishtë shqiptarët do të jenë përfituesit më të mëdhenjë. Marrë parasyshë rrethanat të cilat do të krijoheshin në Ballkan me prekjen e kufijëv,jam skeptik në atë se do të mund që diqka të tillë do të akseptohej nga ana e fuqive të mëdha. Shqiptarët së bashku pa kufnjë do të jenë vetëm ne Unionin  Europian,ndërsa prishja e kufinjëve apo mundësia e  ridefinimit të tyre është ireale.

SHPËRNDAJE