Znj.Ikballe Berisha Huduti: Vizita në Iran dhe pjesmarrja në Festivalin e Parë Ndërkombëtar për Femrat Myslimane

Intervistë me Znj.Ikballe Berisha Huduti, drejtoresh e Organizatës Edukative Kulturore NISA në Prishtinë si dhe  kryeredaktore e revistës VLERA

Znj.Ikballe, ju jeni zgjedhur si përfaqësuese e Republikës së Kosovës në Festivalin e Parë Ndërkombëtar për Femrat Myslimane, të organizuar në Teheran. C’mund të na thoni më tepër rreth kësaj eksperience?

Ardhja ime në Republikën Islamike të Iranit ka pasur për qëllim pjesëmarrjen në ”Festivalin e parë Internacional për Femrat mysliman në Print Media” i  Organizuar nga General office for Women and Family Affairs  dhe Islamic Culture and Relation Organiation” në Teheran.

Në këtë festival të mirë organizuar kam prezantuar Mediat Islame në Kosovë, kam  lobuar për gjendjen dhe situatën politike, kulturore dhe ekonomike të Kosovës. I kam njoftuar gati 30 shtete të gjithë botës në lidhje me Kosovën që kanë qenë pjesëmarrëse në këtë Festival dhe të gjitha tani më janë të njohura për pozitën e mediave dhe pozitën e palakueshme të femrës myslimanë në Kosovë. Në këtë Festival kemi ndarë mendimet, sugjerimet dhe eksperiencat e punëve tona si gazetare në Printë media.

Çfarë veprimtarie keni në organizatën që ju drejtoni dhe që  kur i zhvilloni këto aktivitete?

QË nga viti 2000 menjëherë pas luftës në Kosovë kemi regjistruar  Shoqatën e Femrës KEVSER, që më vonë është  emri nga KEVSER në NISA, që do të thotë surja EN-NISA . Misioni i  OEK NISA është edukimi dhe arsimimi i  gjeneratave të reja në frymën Islame si dhe mbrojtja, kujdesi, përkrahja  ndaj femrave e sidomos grave të veja dhe fëmijëve jetimë duke i ndihmuar materialisht dhe moralisht.

Këtë mision e zhvillojmë përmes objektivave duke i përfshirë aktivitetet tona siç janë kurset e Kuranit, kurset e matematikës, kurset e gjuhës angleze, gjuhës Perse, arabe etj. ligjëratat e ndryshme qofshin ato në fushën fetare, edukative, emancipuese, seminaret si dhe tubimet për raste dhe dukuri të ndryshme në shoqëri.

Ju jeni kryeredaktore në revistën VLERA. Cilat janë temat që trajtohen në këtë revistë?

Revista VLERA ka për qëllim të manifestojë në shoqëri, vlerat edukative, etiko- morale, tradicionale dhe mbi të gjitha fetare.  Të gjitha këto vlera mundohemi ti gërshetojmë me të gjitha fushat e jetës bashkëkohore duke u munduar të paraqesim fenë Islame jo si dogmë fetare por si sistem jetësor.

Shoqëria në të cilën ne bëjmë pjesë ka me të vërtetë nevojë për aktivitete të tilla ku ne të mund sadopak të reflektojmë ndaj problemeve që kanë prekur myslimanët kudo në botë e gjithashtu edhe ata të Kosovës. Sa mund t’ia arrini ju qëllimit tuaj nëpërmjet NISA-s?

Ashtu siç u thashë, i gjithë ky mision dhe qëllim është që ne të i vetëdijësojmë familjet e sidomos  femrat në shoqërinë tonë, për të drejtat e tyre në shoqëri duke  u bazuar në fenë Islame. Këtë vetëdije e arrijmë duke e njohur personalitetin e Hazreti Fatime Zehras s.a.  si  dhe për njohjen e ideologjisë së Ehlul Bejtit, Familjes së Pejgamberit  dhe Imamëve të Shenjtë.

Puna jonë është e mundimshme, të mundohesh të mbjellësh vlera në një familje nga e cila janë të kalitura naiviteti, xhelozia, arroganca, mos sakrifica, jo edukimi dhe arsimimi, vërtet është e vështirë andaj shpeshherë unë dhe bashkëpunëtoret e e mia përballemi me dilema, por fjalët e Allahut na jepin kurajo dhe energji për punë të mëtejshme.

Sa jeni të përkrahur në këto aktivitete kulturore në një shtet i cili tashmë shikon drejt perëndimit e jo lindjes dhe fesë?

Puna për kulturë, vetëdijësim, thirrje në të mirë e largim nga e keqja nuk është punë fitimprurëse në aspektin financiar, është punë e cila nuk tregon rezultatin aty për aty por me kalimin e kohës tregohet një rezultat i bujshëm duke parë se dikush ka ndërruar mënyrën e të menduarit Islamin dhe jetën në përgjithësi. Që nga muaji qershor i vitit të kaluar, mbështetësi ynë  në aktivitetet tona kulturore është Universiteti Al-Mustafa, në Kum, por kjo përkrahje është shumë e vogël. Sa i përket organizatave myslimane ne nuk jemi të kënaqur sepse ata mund të bëjnë më shumë për neve, sepse shqiptarët dhe boshnjakët në Ballkan janë të vetmet nacionalitet që janë myslimanë autokton, të lindur si myslimanë.

Si është pjesmarrja nga ana e muslimanëve në aktivitetet që ju organizoni?A janë ata të informuar në lidhje me këto veprimtari?

Ne jemi Organizatë e vetme në Prishtinë që punojmë për propagandimin e ideologjisë së Ehlul Bejtit, këto aktivitete i zhvillojmë me anëtaret tona dhe masën e gjerë të cilët janë suni, janë myslimanë por që nuk kanë njohuri për fenë e tyre. Të gjitha bashkëpunëtoret e mia të cilat punojnë me mua, pas një apo dy muajsh, fillojnë të mendojnë ndryshe për fenë islame, fillojnë ta duan dhe të pyesin për familjen e Pejgamberit s.a.s dhe të jenë edhe më shumë besimtare të forta. Kjo ndodh edhe me pjesën tjetër të myslimanëve.

Si e shikoni ju apo cili është vizioni juaj për Iranin?

Ndërsa sa i përket vizionin tim për Iranin,  më le një përshtypje shumë impresionuese dhe të bukur, se Irani në të ardhmen do të jetë shembull për gjithë botën myslimanë dhe për botën jomyslimanë do të jetë alternative  për zgjedhjen e problemeve në shoqëritë e tyre. Me mburrje dhe bindje të plotë them se Irani është duke reflektuar shumë bukur në botë , pa marrë parasysh që disa media bëjnë antipropagandë të madhe  për ta paraqitur një imazh jo të mire për Iranin. Irani është duke zhvilluar një strategji shumë civilizuese njëherë për popullin e vet, e më pas normal që e bukura dhe e mira është shumë influencuese dhe indikatorë e të mirave tjera.(IranRadioIslam)


3 Komente

  1. Ylli jone, March 8, 2012:

    Po kjo zonja paska shku me anku me gjendje e femres muslimane ne ks e sipas saj nuk qenka e mire ,por atyre qe ju ka anku ato trajtohen ne shtetin e tyre me keq se ne ks larg .
    Po une jam musliman si kjo por nuk jam aqe krenare sa kjo qe e kemi kete feje qe na dha me zore nga sundimi i fashist osman mbi 5 shekuj
    mbi ne shqiptaret sa krime i kane bere kta musliman mbi popullin tone sa gjenocidin e dhunimet i kane bere askush nuk flet per kto sa fshatra e qytet i dogjen ne trevat shqiptare e sa djem tane u more me zor qe dergun perandorin osmane sa nene na lane pa djem e sa motra ,e nuse te reja me duare ne gji nga kjo feje qe gjithe mon po pagujm edhe sot qminin por une nuk jame kunder fese son por nuk duhet te pereulem per sa ndima sadaka qe po na japin mos lakmoj ne kto gjera e te harrojm krime makabre qe kta i bene mbi ne me qidra vjet e ne funde na lane ne duart e kriminelve te ri serbis .

  2. Bujar, March 8, 2012:

    KUJDES ket Zonj e njoh per se afermi kjo nuk i perket komunitetit Musliman suni por kjo esht Shija per at pun edhe ka marr pjes ne Teheran..por kjo ne Iran shkon shum shum shpesh sepse prej atje financohet…KUJDES NGA KJO GRUA.

  3. Omer, September 27, 2012:

    Kujdes se kjo thërret ne humbje kjo shkin…

Komentoni