Zjarri po zgjerohet…nga Bujanoci..në Bilac, Bushtran dhe përreth fshatrave të Preshevës,  Corroticë, Raincë…

 

Nëse vazhdon kështu pushtimi i terrenit nga zjarri në Luginën e Preshevës mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, kanë njoftuarautoritet lokale agjencinë “Presheva Jonë”

 

 

Preshevë, 7 gusht

 

Teperaturta tropikale që kanë përfshirë këtyre ditëve edhe Luginën e Preshevës, bashke me zjarreete vëna nga disa persona të pandërgjejgsjëm ka bërësituatën serioze dhe shqetësuese ku zjarret po rriten dhe po zgjerojnë terrenin, ku ekipet e shpëtimit dhe zjarrifikësit bashkë me popullatën janë mobilzuar për të evituar dhe parndalur më të keqen.

Zjarri si pasojë nga  neglizhenca e njeriut shkaktuar dy ditë më parë në fshatin Luçan, komuna e Bujanocit është përhapur me të madhe edhe në fshatrat në komunën e Preshevës, Bujanocit..ku arritur deri në Bilac, Bushtran..noftojnë ekipet e gazetarëve të agjencisë informative «Presheva Jonë » nga tereni.

 

TYM E ZJARR EDHE NË CORROTICË, RAINCË  !…

 

Zinxhiri i zjarreve ka vazhduar edhe sot në Luginë të prershevës, më saktësisht në komunën e Preshevës në fshatrat Corroticë-Raincë. Sot këto fshatra i ka kapluar një zjarr i pamëshirshëm me ç’rast ka djegur  gjithçka para veti disa dhjetra hektarë. Zjarri i pamëshirshëm ka  djegur edhe objekte afariste në Corroticë dhe një sasi të konsiderueshëm malesh dhe shkurresh në këtë rajon. Tani në këtë moment qytetarët vet janë mobilizuar dhe së bashku me njësitin e zjarrfikësve në Preshevës po bëjnë çka është mundshme për ta lokalizuar zjarrin.

 

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrëfiksit janë mobilzuar, kanë dalur në terren, duke kekruar ndihmë dhe nga zjarrëfiksit e Vranjës për të ndërperë hovin dhe zgjerimine zjarrit. Zjarri ka shkruar problemet dhe dëme  mëdha.

 

Megjithse autoritet vendore thonë se janë të sigurt jeta e njerëzve dhe pronat, megjithatë zgjerimi i zjarri ka shkaktuar panik. nga kjo vërehet angazhimi vullnetar i qytetarëve të disa fshatrave me mjete të thjeshta, kova uji e me bure me traktor duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin nëpër fusha, e fshatrave përreth Bujanocit dhe Preshevës, ku ekipet e zjarrëfikësve ose nuk kanë dëgjuar ose nuk po mund t’i japin ftesave të fshtarëve për intervenime urgjente.  Nëse vazhdon kështu pushtimi i terrenit nga zjarri në Luginën e Preshevës mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, kanë njoftuar autoritet lokale agjencinë “Presheva Jonë”..a.i.

SHPËRNDAJE