Ajo çka është më se e qartë dhe që është konstatuar edhe nga anëtarët e shtabit të lartepërmendur por në të shumtën e rasteve edhe nga dëshmitarët okularë, është se fajtor për ndezjen e pyejeve mbetet faktori njeri, sepse në të shumtën e rasteve flakë kanë marrë pyejet e dendura,sidomos pishat dhe kjo e bënë edhe më të qarte se rrezet e diellit nuk kanë mundur të depërtojnë në tokë dhe flaka të ndizet përmes qelqit siq përfolet në disa raste.

Bujanoc ,5 shtator

Edhe këtë verë zjarret në pyjet e komunës së Bujanocit kanë marrë një hovë të madh, djegëja e tyre tashmë po zhvillohet sikur të ishte e projektuar nga inzhinierë profesional. Edhe përkundër tentimeve të shumta dhe të pa nderprera të shtabit të emergjencave për situata të jashtëzakonshme të pushtetit lokal, zjarret vazhdojnë të përfshijnë me flakë sipërfaqe në mëdha të pyjeve. Në këtë drejtim pushtetit lokal përmes shtabit për situata të jashtëzakonshme është duke bërë çmos për ti dalë në mbrojtje pyjeve të komunës së Bujanocit. Ajo çka është më se e qartë dhe që është konstatuar edhe nga anëtarët e shtabit të lartepërmendur por në të shumtën e rasteve edhe nga dëshmitarët okularë, është se fajtor për ndezjen e pyejeve mbetet faktori njeri, sepse në të shumtën e rasteve flakë kanë marrë pyejet e dendura,sidomos pishat dhe kjo e bënë edhe më të qarte se rrezet e diellit nuk kanë mundur të depërtojnë në tokë dhe flaka të ndizet përmes qelqit siq përfolet në disa raste. Kritikat e lansuara nga persona të ndryshëm se pushtetit lokal qëllimisht është duke i lënë pyejet të marrin flakë, dhe nuk është duke ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, nuk qëndronë aspak, këto kritika i demantojnë faktet e shtabit për situata të jashtëzakonshme të cilët në gjendje gatishmërie janë 24 orë duke përfshirë edhe ditëve të vikendit, dhe kjo ka bërë që pjesa dërmuese e pyejeve ti shpëtojnë flakës. Për këtë fatkeqësi natyrore pushteti lokal disa herë i ka kërkuar shtabit për situata të jashtëzakonshme në nivel republikanë që të dërgojnë mjete ajrore për fikjen e zjarrit, njëkohësisht kanë angazhuar të gjitha forcat komunale të specializuara në këtë drejrtim duke i paisur edhe me mjetet përkatëse për fikje të zjarrit të blera nga pushtetit lokal, mjete këto që deri më sot nuk i posedonte shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit. Vlenë të theksohet se në të gjitha rastet qytetarëve gjatë momenteve të vështira pranë iu kanë gjetur edhe përfaqësuesit më të lartë të pushtetit lokal, kryetari i komuëns dhe ai i kuvendit komunal, Mr. Nagip Arifi dhe Hajredin Hyda me bashkëpunëtorët e tyre. Ajo çka është më interesante, se pyjet po marrin flakë edhe në temperatura të ulta, dhe në vende ku këmba e njeriut nuk ka shkelë më shekuj, në rast se flitet ndezja nga qelqi, në bazë të të gjitha konstatimeve të deritanishme ndëzja e pyejeve mbetet e qëllimshme dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi, ndërkohë që shtabi për situata të jashtëzakonshme edhe mëtejë është duke luftuar me të gjitha forcat që ti shpëtojë pyejet e komunës së Bujanocit.

Të gjitha këto konstatime mbështeten në konkluzionet e mbledhjeve të jashtëzakonshme të Këshillit komunal për siguri si dhe në mbledhjet e shtabit për situata të jashtëzakonshme, ndërsa njëri ndër vendimet ad hok i kryetarit te kuvendit ka qenë blerja e menjëhershme e 30 pompave të dorës të cilat i janë ndarë fshatarëve për të parandaluar zjarret që të marrin përmasa më të mëdha.

Mukarrem AHMETI

SHPËRNDAJE