Zizu: Spanja favorite

Zinedin Zidane feston 40 vjetorin e lindjes pikërisht sot, në ditën që luhet Spanjë–Francë. Lojërat e tij në fushë do të mbeten gjithmolnë në memorien e tifozëve, po ashtu si dhe episodi që shenjoi fundin e karrierrës, me goditjen me kokë ndaj Materazzit që me shumë mundësi ndikoi dhe në disfatën e francezëve në finalen e Botërorit 2006.

Në një intervistë të tijën për revistën franceze “Magazine Monde”, ish ylli i kombëtares franceze, i lidhur përgjatë karrierrës dhe me Spanjën me vitet e tij si futbollist te Real Madrid, ku aktualisht mban rolin e drejtorit sportiv, bëri parashikimin e tij për ndeshjen e mbrëmjes duke cilësuar Spanjën si favorite, edhe pse në një takim futbolli sipas Zizu gjiçshka mund të ndodhë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni