Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka lëshuar një deklaratë ‘bombë’ para “El Clasicos”. Francezi ka thënë se Real Madrid do të japë maksimumin për të fituar ndeshjen dhe për të kapitulluar Barcelonën, transmeton SYRI.net.

 

“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Nëse ne fitojmë do ta bëjmë Barcelonën të dorëzohet në La Liga. Megjithatë ne nuk jemi favoritë për të fituar. Do të futemi në lojë duke mos menduar se çfarë do të ndodhë më pas, por do të japim maksimumin për të fituar. Bale ka udhëtuar me ne. Formacionin ende nuk e kam bërë, nuk kam vendosur se kush do të luaj nga fillim, u shpreh ai.

 

Kujtojmë që nesër në orën 20:45 Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Barcelonës.

 

SHPËRNDAJE