Partia Për Veprim Demokratik kampanjën parazgjedhore respektivisht shpalosjen e programit zgjedhor dhe prezantimin e kandidatëve për këshilltarë e mbajti në Bashkësinë Lokale në Corroticë. Safet Hyseni kryetar i nëndegës tha se i duhet PVD-së fitorja në Komunën e Preshevës se është në shërbim të popullit e jo nën sundimin e tyre si dhe për ti penguar manipulimet në tenderë dhe punësime. Ndërkaq kandidati Ahmet Hyseni theksoi se nga partia e cila ishte në pushtet fshati Corroticë ishte i diskriminuar me projekte sepse ata kanë si parim vetëm ku kanë elektorat aty të bëjnë investime. Partia Për Veprim Demokratik është bartëse e të gjitha aktiviteteve politike në Luginë të Preshevës,tendenca nga ana e PDSH është për të minimizuar Këshillin Nacional që është një veprim mjaft i ulët politik tha kështu kandidati potencial për këshilltar nga njësia numër 30 Ismet Agushi. Me duartrokitje të mëdha dhe brohoritje PVD simpatizantët ftuan liderin e Luginës Riza Halimi për ta marrë fjalën ku në mes tjerash zoti Halimi deklaroi se një herë mund ta mashtrosh votuesin e jo dy tri herë , ne paraqitemi me rezultate konkrete para kësaj popullate, prandaj pas periudhës së zgjedhjeve do të hyjmë në përgjegjësi dhe obligim të madh që ky pushtetet i mbrapsht po e le. Në fund kreu i këtij subjekti tha se pa dilemë dhe dyshim qytetarët e kësaj komune do ta votojnë programin e PVD me numrin 6 sepse aty qëndron siguria, serioziteti dhe gatishmëria për ti zgjidhë problemet tona ndërsa numrin 15 për zgjedhjet parlamentare.

—————————

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në emër të Federatës së Paqes Universale po merr pjesë në Konferencën Evropiane të Lidershipit “Shqiptarët, një Komb i Paqes” që organizohet nga Federata e Paqes Universale.

 

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me anëtarët e këshillit komunal ka vizituar ndërmarrjen private në fshatin Norçë “Auto Kozmetika”. Në këtë ndërmarrje kryetari Mustafa është njoftuar për punën dhe kapacitetin që kryen kjo punëtori. Pronari i kësaj ndërmarrje private Bekim Mustafa kryetarin e Komunës e ka informuar për punën që kryen kjo ndërmarrje dhe për kapacitetet që ka në dispozicion në firmën e tij. E gjatë këtij takimi kryetari Mustafa gjithashtu është interesuar për numrin e punëtorëve që ka punëtoria, dhe për aplikimin në fondet e komunës për ndihmë në mjete. Mustafa gjithashtu është interesuar edhe për ndihmën që mund ti nevojitet kësaj ndërmarrjeve duke premtuar se pushteti lokal do të jetë shtytës kryesor që këto ndërmarrje të ecin më një tempo më të shpejtë drejt zhvillimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të tyre. Në fund kryetari Mustafa i ka uruar udhëheqësit e këtyre ndërmarrjeve për punën që kryejnë, duke i inkurajuar se komuna do të zhvillojë një strategji të zgjerimit të tregut të lirë duke lidhë ura bashkëpunimi më konsumatorët e vendeve të ndryshme .

 

Delegacioni i komunës së Preshevës i udhëhequr nga kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka vizituar disa ndërmarrje private edhe në bashkësinë lokale Miratoc. Kryetari Mustafa bashkë me anëtarët e këshillit komunal fillimisht kanë vizituar fermën e pronarit Idriz Hebibi i cili me këtë veprimtari ka nisur rrugën e suksesit duke dhënë edhe një mesazh për zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë në vendin tonë.

————————–

Bashkimi Demokratik i Luginës mbrëmë prezantoi programin parazgjedhorë në qytetin e Preshevës. Kandidatët për këshilltarë nga Presheva si Mustafë Ahmedi, Gëzime Kadriu, Naser Duraku, Eshtref Aliu dhe Agim Kadriu kanë prezantuar problemet që kanë evituar deri më tani të qytetarëve të Preshevës. Sipas tyre BDL i ka adutet më të fuqishme si kuadrot, eksperiencën, sinqeritetin, përgjegjësinë dhe programin partiak. Energjia do të fokusohet në ndërtimin e infrastrukturës dhe afarizëm duke nxitur investime të reja. Realizimin e premtimeve do ta mbrojmë me nder dhe dinjitet duke punuar për të mirën e popullit, sepse atë që e premtojmë edhe e realizojmë si në sferën e punësimit, shëndetësi, ekonomi, infrastrukturë dhe të tjera. Kandidatët për këshilltarë nga Presheva që janë të radhitur në listën e BDL-së, theks të veçantë i kushtuan edhe realizimit të investimeve të cilat janë të mundshme të realizohen e që deri më tani nuk i bëri askush. Ndërsa kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani para të pranishmëve deklaroi se tani më ka ardhur koha kur votuesit nuk duhet të gënjëhen, ka ardhur koha kur duhet tu premtohet vetëm atë që mund ta realizojmë. Votat që i fituam dikur në fshatin Rahovicë tani duhet ti fitojmë në Preshevës tha kështu ndër të tjera kryetari, Skender Destani. Moto e tubimit ishte më gjashtë maj votoni numrin tre BDL-në ku me votën tuaj ndryshoni të ardhmen

———————

Unioni Demokratikë Shqiptarë kampanjën parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të 6 majit, dje e ka mbajtur në BL Çukarkë. Në këtë njësi është prezantuar edhe Ali Halimi si kandidatë i mundshëm i UDSH-së. Sipas Halimit UDSH mban premtimet dhe ato që premtohen do të realizohen që të gjitha. E këto mund të realizohen vetëm me UDSH-në. Ai paraqiti edhe projektet që ka paraparë për BL Çukarkë. Sekretari i UDSH-së Hamdi Fejzllahu, tha se kërkesat që i keni do të realizohen, sepse ato janë të drejta. Pas 6 majit sipas Fejzullahut fshati Çukarkë nuk do të harrohet. Edhe kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu, tha se kjo parti nuk do të harroj Çukarkën, siç ka bërë pushteti lokal deri më tash. Zylfiu paraqiti edhe projektet që ka paraparë ti realizojë ky subjekt nëse është pjesë e pushtetit të ardhshëm lokal. Në fund fushata e UDSH-së në Çukarkë u mbyll me moton rretho numrin 4 në zgjedhjet lokale për cilësi dhe dinjitet dhe për koalicion e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në parlamentare për numrin 15.

——————–

Kryetari i Grupit Qytetar Rilindja Demokratike, Ramiz Latifi me kryesinë dhe anëtarët kanë vazhduar rrugëtimin për shpalosjen e programit parazgjedhorë të zgjedhjeve lokale të majit 2012 në bashkësinë lokale Geraj. Kryetari i shtabit, Naser Nuredini deklaroi para qytetarëve se përmes vizitave të tyre zëri real tani po dëgjohet hapur se çfarë duhet bërë në këtë fshat. Besimin tuaj ndaj nesh do tua kthejmë juve me suksesin tonë në mandatin katërvjeçarë që do ta fitojmë në kuvend. Ndërsa kandidati për këshilltarë i kësaj bashkësie lokale ka potencuar se Rilindja Demokratike kujdeset maksimalisht që aty ku duhet ata do të jenë me qytetarin dhe u dalin në ndihmë. Nëse votojmë RD do të kemi mundësi që të jetësojmë kërkesat tona si rregullimin e rrugëve, kanalizimin fekale, ujësjellësin dhe subvencionet për bizneset e vogla. Besim Abduli ka deklaruar se gjatë këtij mandati pushteti lokal në Preshevë ka realizuar një sërë projektesh të cilat i kanë prekur edhe vetë banorët e Gerajt. Kurse kryetari i RD-së, Ramiz Latifi rikonfirmoi edhe njëherë besimin e plotë të tij se do të kenë mandate në kuvendin komunal ku do të ngrisin iniciativa për të siguruar të drejta e shqiptarëve si ato individuale dhe kolektive. Dilni dhe votoni numrin pesë, votoni Rilindjen Demokratike për një rilindje të re, moto me të cilën u përmbyll tubimi promovues në fshatin Geraj

———————

Lëvizja Kombëtare Shqiptare mbrëmë fushatën elektorale e vazhdoi në Bashkësinë Lokale në Raincë. Para simpatizueseve të këtij subjekti Orhan Rexhepi kryetar i LKSH-së njëherit edhe bartës i listës tha se Lëvizja Kombëtare Shqiptare programin e saj e ka të definuar qartë, program i cili është mbështetur në vlerat kombëtare të popullit shqiptarë. Ai po ashtu tha se programi i LKSH-së nuk guxon të lëvizë nga identiteti kombëtarë. Bartësi i listës së LKSH Orhan Rexhepi në mes tjerash theksoi se ky program është që trojet shqiptare të bashkohen në një shtet ashtu siç është Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë dhe Aleanca Kuq e Zi në Tiranë. Të gjitha subjektet tjera po thirren në gjëra dytësore e tretësore rreth punësimeve, rreth asfaltimeve e që po i prinë Partia Demokratike Shqiptare vetëm e vetëm për të fituar vota. Në fund zoti Rexhepi ftoi të gjithë banorët e këtij fshati të votojnë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare duke rrethuar numrin 11. Më pas fjalën e mori kandidati potencial për këshilltar Ilir Sherifi i cili theksoi se kur është në pyetje interesi personal dhe partiak udhëheqësit tanë politik vrapojnë nga lagjja në lagje e kur është në pyetje interesi kombëtar ata heshtin. Kandidati në fjalë me tej shtoi se prioritet i joni është zgjidhja e problemeve paqësore, ndërkaq në fund ftoi të gjithë simpatizuesit që të votojnë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare me numrin 11. (TvP)

SHPËRNDAJE