Delegacioni i komunës së Preshevës i udhëhequr nga kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka vizituar disa ndërmarrje private edhe në bashkësinë lokale Miratoc. Kryetari Mustafa bashkë me anëtarët e këshillit komunal fillimisht kanë vizituar fermën e pronarit Idriz Hebibi i cili me këtë veprimtari ka nisur rrugën e suksesit duke dhënë edhe një mesazh për zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë në vendin tonë. Ai momentalisht ka afro 50 lopë ku këtë ekonomi familjare vazhdon ta rrisë nga dita në ditë. Kryetari Mustafa fermerin nga Miratoca Idriz Hebibi e ka përgëzuar për punë e tij , duke e inkurajuar se komuna do ti dalë në ndihmë me fonde të ndryshme. Vizitën kryetari Mustafa e ka vazhduar edhe në lulishten AMI ku dhe këtu ka inkurajuar pronarin që të vazhdojnë më këtë veprimtari mjaftë interesante. Pas këtyre vizitave delegacioni i komunës së Preshevës ka vizituar edhe stadiumin e fshatit i cili po rekunstruohet me ndihmën e banorëve të fshati dhe diasporës. Gjatë këtij takimi ai ka thënë se komuna do të ndihmojë në rrethimin e kësaj fushe sportive dhe ndriçimin në mënyrë që rinia të zhvillojë aktivitete sportive edhe gjatë mbrëmjes. Kryetari i komunës Ragmi Mustafa është zotuar se komuna do të jetë impulsi kryesorë në ndihmë të këtyre ekonomive familjare që do të ndikojnë dukshëm në zbutjen e papunësisë por edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

———————

Me moton ‘ Për ndryshime pozitive ‘duke rrethuar numrin 6 dhe atë 15 Partia për Veprim Demokratik kampanjën parazgjedhore e vazhdoi në Bashkësinë Lokale në Rahovicë. Fillimisht foli kandidati potencial Imran Ibrahim nga kjo bashkësi lokale i cili tha se kemi një përvojë të hidhur për 8 vite në pushtetin lokal i cili manipulon dhe punëson njerëz me mbiemrin Mustafa, ndërkaq për sferën e bujqësisë tha se është penguar tregu ditore e në anën tjetër infrastruktura në këtë fshat ishte e zymtë. Kandidatja Bejaze Beqiri paraqiti prioritete më kryesore në sferën e shëndetësisë e respektivisht funksionimin e stacionit shëndetësor që të gjitha fshatrat tjera e kanë. Më pas në sferën e ekonomisë foli kandidati i mundshëm Sabri Mehmeti i cili potencoi se PVD në programin e saj theks të veçant i kushton fushës së kësaj bashkësie lokale. Në një atmosferë festive para shumë simpatizantëve të këtij subjekti fjalën e mori edhe kreu i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi i cili foli për udhëheqjen e dobët të pushtetit aktual ku u fokusuan në privatizimit të dështuar të firmave në Preshevë e që përfituan njerëz që kanë pasur lidhje me udhëheqjen e komunës në vend. Në mesin e kërkesave për blerjen e firmave ka kërkuar edhe firma Çelik mirëpo nuk iu është dhënë. Më pas në mënyrë të organizuar PVD kampanjën elektorale e vazhdoi në bashkësinë lokale Shoshajë e Epërme ku Isa Ajvazi kryetar i nëndegës tha se ky subjekt në këtë nëndegë vepron qe 22 vjet. Para banorëve të fshatit lideri i këtij subjekti Riza Halimi kritikoi pushtetin tanishëm që po i bënë me çështjen e Maternitetit dhe Praksës së Përgjithshme që pa tjetër do ti ndërpresim, prandaj pas 6 majit do të bëjmë ndryshime.

—————————-

Këto kanë qenë thirrjet dhe brohoritjet e simpatizantëve të zjarrtë në Raincë ku PDSH ka shpalosur programin dhe ka prezantuar kandidatët për këshilltarë. Një atmosferë e tillë festive mbrëmë ka mbretruar në bashkësinë Lokale Raincë në njërin ndër bastionet më të fuqishme të PDSH. Kryetari i nëndegës Memet Halimi ka hënë se PDSH pa asnjë mëdyshje do të korrë fitore bindëse më 6 maj. Por simpatizantët e shumë nuk janë përmbajtur dot kur në foltore është paraqitur njeriu i dytë i PDSH nënkryetari i Shukri Ymeri i cili ka cituar ” LUM AJ POPULL QË E KA DHE NUK E NJEH , OSE LUM AJ POPULL QË NUK E KA DHE E NJEH , LUM NE Që E KEMI DHE E NJOHIM LIDERIN E PDSH-E Ragmi Mustafa” , ambasadorin e paqes dhe njiherit anëtarin e kryesisë së lidhjes shqiptare në botë tha Ymeri. Po ti bësh një xhiro Raincës do të shohësh së fshati ynë ka ndryshuar dukshëm ka një infrastrukturë moderne dhe e tërë kjo është bërë falë kryetarit të PDSH Ragmi Mustaf ka thënë kryetari i bashkësisë lokale Lulzim Veliu. Ai me këtë rast ka potenuar vetëm disa nga investimet kapitale si kanalizimi fekal, salla e ed.fizike , shtrati i lumit , rrjeti elektroenergjetik, përforcimi i rrymë, vendosja e shtyllave dhe ndriçimi si dhe asfaltimi i rrugëve. E kandidati për këshilltarë Ylber Veliu ka ftuar bashkëqytetarët e tij që të votojnë për PDSH-ën pasi ky është subjekti i cili edhe në kohërat më të vështira ka qenë i bashkuar për të mbrojtur vlerat dhe identitetin kombëtar.

 

Kandidatja për këshilltare Elhane Maliqi tha se Rainca gjithmonë me këtë masë konfirmon fitoren, dhe sipas saj vota dedikuar kandidatëve të Raincës padyshim se do të jetë për fitore thellë të PDSH-ës. Ndërsa kandidati për këshilltarë Telat Arifi ka thënë se Rainca në këto zgjedhje është më e bashkuar se kurrë me PDSH-ë një fitore e cila do të jetë më e thella se në zgjedhjet e kaluara. Ai po ashtu ka konfirmuar dy projekte , ndërtesa ku do të jetë ambulanca, zyra e bashkësisë lokale, ofiqaria dhe çerdhja për fëmijë. Sipas Arifit po ashtu do të bëhet asfaltimi i rrugës në anë tjetër të lumit , por dhe shumë rrugëve të tjera të cilat do të kenë edhe trotuarin. Ndërkaq sa i përket çështjes së arsimi ai tha se nën udhëheqjen e PDSH dhe stafit të saj tani Presheva ka mjekësin por së shpejti do të hapet edhe drejtimi i ekonomisë. Këtë atmosferë dinë të bëjnë vetëm demokratët e vërtetë dhe sot të gjithë janë demokratë pasi PDSH është lider i këtij rajoni ka thënë kështu kreu i PDSH-ës Ragmi Mustafa.Ai po ashtu tha se në Raincë është punuar me meritë pasi në vitin 2004 në tubimin e mbajtur në këtë sallë dritat kanë qenë aq të dobëta sa që sot e tërë Rainca është e ndriçuar.

Mustafa më tej tha se PDSH reflekton paqe, mirësi dhe demokraci të lartë dhe të vërtetë. Tubimi është mbyllur me bindjen e plotë së fitorja e PDSH-së është e pashmangshme.

————————-

Rilindja Demokratike ka mbajtur mbrëmë tubimin parazgjedhorë në BL Norçë, ku para elektorit të vet ky subjekt ka bërë edhe prezantimin e 4 kandidatëve të mundshëm për këshilltarë që vijnë nga Norça. Burim Emini njëri nga kandidatët tha se RD ka parimet e veta, nuk ka premtime boshe. Naser Nuredini bëri të ditur se në Norçë shumë punë janë bërë pasi ato kanë qenë kërkesa të dala nga ju. Edhe në të ardhmen çdo gjë që është në interes të fshatit do të mbështetet. Anëtari i kryesisë së RD-së Besim Abduli tha se RD është e pastër në të gjitha aspektet. Në Komunën e Preshevës ekziston sindroma e liderizmit. Në 22 vitet e fundit janë vetëm 4 persona që merren me politikë ndërsa ata i ndërrojnë vetëm pozicionet. E gjatë fjalës së tij kryetari i RD-së Ramiz Latifi tha se me mbështetjen që po i jepni kandidatit tuaj, po dëshmohet se premtimet që i kemi bërë para 4 viteve janë realizuar. Me moton ’’është koha e rilindjes’’ rretho numrin 5 është mbyllur fushata e RD-së në BL Norçë.

———————

Në sallën e kuvendit në Preshevë, mbrëmë UDSH ka mbajtur tubimin me elektorin e vet të nëndegës së Preshevës, ku ka prezantuar 6 kandidatë të mundshëm për këshilltarë në asamblenë e ardhshme të komunës së Preshevës. Kandidatët gjatë fjalëve të tyre paraqiten prioritet dhe nëse vjen UDSH në pushtet ato do të realizohen. Ata thanë se në lagjet ku jetojnë ka probleme në ujë të pijshëm, infrastrukturë, ndriçime. Nuk mbetën pa u akuzuar edhe ata të cilët janë duke asfaltuar rrugë duke thënë se ato po bëhen pa cilësi dhe kritere. Fjalën e mori edhe kryetari i UDSH-së në Preshevë Naser Aziri i cili tha se problemet e shumta që paraqitën kandidatët me UDSH një nga një do të zgjidhen. Edhe kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu dha mbështetje për kandidatët dhe sipas tij ata do ta kenë përkrahjen e plotë nëse UDSH do të jetë pjesë e pushtetit. Fushata e UDSH-së në nëndegën e Preshevës u mbyll me moton ‘për cilësi dhe dinjitet’ rretho numrin 4.

————————-

Kurse Bashkimi Demokratik i Luginës shpalosjen e programit e bëri mbrëmë në fshatin Miratoc. Prioritet për përfaqësuesit e BDL-së nga fshati Miratoc është bashkimi i trojeve shqiptare. Po ashtu në këtë tubim u fol edhe për meritat e kryetarit të Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani si njeri human dhe patriot. Ndërsa kandidati për këshilltarë nga kjo zonë Halil Halili ka deklaruar se miratocasit tani janë lodhur nga rrenat e interesxhive, të cilët edhe keqpërdorën votën e lirë të qytetarit së cilës edhe i ka ardhur fundi. Ne duhet të hapim vende të reja të punës duke ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme e që asnjëherë nuk u ndihmuan. BDL vëmendje të veçantë do tu kushtojë ndërmarrjeve private si atyre ekonomike dhe bujqësore. Ndërsa kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani në fjalimin e tij përshëndetës potencoi se Miratoca ishte e para çdo herë si në luftë ashtu edhe në paqe. Theks të veçantë zoti Destani i ka vënë edhe prioritetet e programit që ai përfaqëson duke potencuar se duhet të profesionalizohet administrata komunale dhe të jetë transparente. Skender Destani ka shprehur besimin e tij të plotë se BDL do të triumfojë në Miratoc në zgjedhjet e gjashtë majit.

—————–

Edhe Koalicioni serb Fushëgropa e Preshevës për Serbinë e bashkuar Ivica Dacic kampanjën parazgjedhore e ka zhvilluar në terren në bashkësinë lokale Strezoc. Dragoljub Filipoviq para të pranishmëve potencoi se përmes takimeve të këtij lloji shkëmbehen mendime dhe propozime për zgjedhjet që do të mbahen më datë gjashtë maj si ato presidenciale, parlamentare dhe lokale. Prioritet për komunitetin serb do të jenë zgjedhjet lokale sepse përmes tyre ndikon direkt edhe pozicioni i serbëve, integrimi dhe mënyra e jetesës. Koalicioni aktual do të jetë në favor të komunitetit ku jetojmë dhe veprojmë. Kandidatët për këshilltarë kanë premtuar misionin e tyre për gjetjen e modaliteteve për një jetë më të mirë dhe për realizimin e interesave të të gjithë qytetarëve të këtij vendi pa dallime se ku jetojnë. Pritjet pozitive nga pushteti i ardhshëm lokal, mirëkuptimi me qeverisjen lokale, bashkëpunimi me Qeverinë dhe presidencën janë pikësynimet e zyrtarëve politik serb në vend. Ata shpresojnë se gjatë kësaj kampanje parazgjedhore do të vizitohen edhe nga kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa për të parë nga afër jetesën e komunitetit serb. Kritikat ishin drejtuar nga kandidatët për këshilltarë edhe në institucionet qendrore të cilat pak kanë bërë për popullatën e këtushme në përgjithësi.

—————

Fushtën elektorale PVD e vazhdoi mbrëm me banorët e njësisë numër 5 në Preshevë. Ardita Sinani këshilltare në mandatin e kaluar nga radhët e PVD-së tha se me fanatizmin më të madh kam mbrojtur interesat e PVD ndërsa për 8 muaj sa ishim në pushtet ne vetëm borxhet kemi paguar nga udhëheqja e më parshme. Do të mundohem të punojmë së bashku me banorët e kësaj njësie për të realizuar të gjitha nevojat e banorëve të kësaj pjese të qytetit potencoi kështu kandidatja potenciale Senavere Shaqiri. Ndërkaq Shpat Aliu kandidat i mundshëm tha se është koha e fundit që të heqim qafe këtë qeverisje të mbrapshtë. Poashtu ai potencoi se ky pushtet aktuale de fakto ka ra ndërsa de jure do të bie më 6 maj. Në fund të gjithë të pranishmëve u bëri thirrje që duke rrethuar numrin 6 për zgjedhje lokale dhe 15 për parlamentare do të kemi fitore. Më pas kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc një herit edhe kryetar i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi tha se është PVD e cila i ka prirë të gjitha proceseve politike është PVD dhe Riza Halimi i cili legjitimon shqiptarët e Luginës së Preshevës. Prandaj PVD është ajo e cila ka ideuar krijimin e Kuvendit Shqiptar të Luginës së Preshevës. Me brohoritje PVD ‘Për ndryshime pozitive ‘ dhe duke rrethuar numrin 6 dhe atë 15 tubimi në fjalë u përmbyll.

——————–

Edhe tubimi qendrorë i Partisë Demokratike Shqiptare është paralajmëruar për ditën e nesërme në ora 19 në stadiumin e qytetit në Preshevë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i PDSH-së, Mitat Saqipi

—————-

Këshilli organizativ i BL Rahovicë ka mbajtur sot turnir tradicional në futboll të vogël për nder të dëshmorëve të kombit. Me pjesëmarrjen e 27 ekipeve futbollistike turniri është mbajtur në Gurishtë ku dhe është ndjekur nga shumë qytetarë të komunës së Preshevës,të cilët më pjesëmarrjen e tyre nderuan gjakun e dëshmorëve të UCPMB-së.

Kryetari i BL Rahovicë Fadil Azizi e përcolli nga afër hapjen e turnirit dhe ishte i kënaqur me pjesëmarrjen e ekipeve duke thënë se këtë aktivitet e mirëpresin të gjithë qytetarët,ndërsa mjetet e grumbulluara nga ky turnir do ti dedikohen familjeve të dëshmorëve. Sipas kryetarit të Bl Rahovicë Fadil Azizit ditëve në vazhdim do të ketë edhe aktivitete tjera duke filluar nga vizitat në vendet e rënies së dëshmorëve ndërsa më datë 14 maj do të mbahet manifestimi qendror kushtuar dëshmorëve të kombit.
RTV Presheva

SHPËRNDAJE