ZEJNULLAH HALILI nga KOKAJT fshati që lidh Preshevën me Gjilanin

Zejnullah Halili me krijimtari letrare nisi me ba emër herët, tue nisë që në bangat e shkollës fillore, për me vazhdu edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit.

Zejnullah HALILI rrjedh nga një familje e varfër nga fshati Kokaj në Malet e Karadakut. Shkollën fillore e kreu në fshatrat fqinj Llocë e Pogragjë, shkollën e mesme normale në Gjilan, ndërsa studimet për letërsinë shqipe në Prishtinë. Që në shkollën e mesme u dallu me krijimet e tij letrare. Punoi si mësues në shumë shkolla të fshatrave të Gjilanit, ndërsa ma vonë u punësu në Radio Prishtinë, ku udhëhoqi emisionet për fëmijë. Ma vonë redaktoi revistën letrare për fëmijë “Pionieri” dhe “GEP”.

Pos shkrimeve për fëmijë, ai ka publikuar vepra edhe për të rritur. Në manifestimin, tashmë tradicional “Karvani i poetëve për fëmijë”.

Zejnullah Halili me krijimtari letrare nisi me ba emër herët, tue nisë që në bangat e shkollës fillore, për me vazhdu edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit. Fillimisht për disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udhëheqës i emisioneve për fëmije të RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të /Rilindjes/, kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj., tue lanë mbas vetes një opus letrar të pasur prej 26 veprave të ndryshme letrare për fëmijë dhe të rritur. Zejnullah Halili asht përfaqësu në shumë publikime dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë.

Ai lindi me 1945 në katundin Kokaj të Gjilanit.  Më 24 Shkurt 2004: Vdiq shkrimtari, Zejnullah HALILI.

Veprat

Ylberi, 1969
Shitësja flokartë, 1971
Ç’thonë pulëbardhat, 1973
Eshkë e dritë, 1977
Lamtumirë shkurtabiqë, 1983
Vendlindja shihet me zemër, 1984
Përralla lozonjare, 1987
Qirinj të ndezur, 1988
Pikaloshja, 1988
Mollëkuqja, 1989
Ylli t’na hyj në mes, 1990
Udha kah agu, 1993
Lulëshqiponja, 1993
Si u bë pikalorja bletë, 1997
Dallga, 1998
Djaloshi brenda mollës, 1999
Ëndërr e këputur, 2000
Pres orën tënde, 2001
Unazë, 2004.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni