Zbulohen operacionet e paligjshme të mjekëve grekë ndaj imigrantëve shqiptarë

(AIK-Presheva Jone))

 

Janë 6 spitale greke që kanë bërë operacione të paligjshme për heqjen e apendicitit ndaj pacientëve me emra shqiptarë. Një studim i Universitetit të Janinës zbulon abuzime… Revista prestigjioze amerikane “The Atlantic” me një shkrim të gazetarit të saj Dadiv H. Freedman shkruan se shpesh herë rezultatet e kërkimeve shkencore në fushën e Mjekësisë janë të ekzagjeruara, të gabuara dhe false.

Mjekësia është gënjeshtare. Megjithatë detyron shpesh herë dukshëm përzgjedhjen e terapisë së mjekëve. Ai jep shembullin e një kërkuesi shkencor grek, i cili ka vendosur të reagojë për të denoncuar gabimet dhe abuzimet e kolegëve të tij.

“The Atlantic” shkruan se në 2001 në spitalet greke qarkullonin fjalë se kirurgët, për të rritur numrin e operacioneve, u diagnostikonin apendisite të paqena imigrantëve shqiptarë.

Mirëpo një ditë, një mjeke e sapodiplomuar, që quhej Athina Tatsioni, ndërsa po komentonte këtë çështje me disa kolegë të Politeknikumit të Universitetit të Janinës dhe një profesor që po dëgjonte bisedën i thotë nëse ishte e gatshme të verifikonte këto akuza.

Dukej fiks si një sfidë. Tatsioni i futet punës dhe me ndihmën e disa profesorëve e kolegëve mjekë, realizon një studim zyrtar për të demonstruar se, për çdo lloj motivi të mundshëm, operacionet për heqjen e apendicitit, tek pacientët me emra e identitet shqiptar në 6 spitale të ndryshme greke, kishin trefishin e mundësive të ishin më të shëndetshme përkundër atyre të të sëmurëve me emra grekë. Apendisiti është një mahisje e zgjatimit të vogël të zorrës së verbër dhe vetë zorrës së verbër.

“Ishte e vështirë të gjeje një revistë për të botuar studimin, por ia dolëm” kujton studiuesja Tatsioni. Dhe “zbulova se të ishe një kërkuese shkencore është diçka e mrekullueshme”.

Ky ishte një zbulim që shërbeu më pas si një audicion. Një profesor donte të krijonte një ekip mjekësh të rinj dhe kërkuesish për një program të veçantë hetimi. Athina Tatsioni sot bën pjesë në grupin e kërkuesve shkencorë të profesorit të njohur John Ioannidis, i cili drejton kampusin e fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Janinës. I shkolluar për Mjekësi në Universitetin e njohur të Harvard-it, Ioannidis është një shkencëtar që ka nxitur Tatsionin të verifikojë overdozën e operacioneve për heqjen e apendisitit ndaj pacientëve shqiptarëve. Ai ka vërtetuar se heqja e apendisiteve të shëndetshme në 6 spitale greke nuk është bërë konform të rregullave. Si procedurë është e nevojshme që të kryhen analiza mjekësore të dhjamit epatik, të funksionalitetit pankreatik, etj. Kirurgët grekë të këtyre spitaleve dyshohen në këtë studim se frynin numrin e operacioneve për të marrë rroga dhe përqindje më të majme, duke abuzuar me profesionin.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni