Adelina Ismaili “madona” e Ballaknit regjistron albumin e saj të parë ndërkombëtar

E konsideruar si një divë e sulfurt në venlindjen e saj, Adelina Ismaili ia mësyn Zvicrës, kështu fillon shkrimin e përditshmja zvicerane «20 Minutes”.
20 MINUTES: Vous considérez-vous comme une Madonna des Balkans?
ADELINA Je ne suis pas blonde (rires). Non, je pense que nous sommes différentes. Elle est américaine et moi albanaise. Nous nous adressons à des mentalités différentes et je me bats pour d’autres causes.

Ajo synon Zvicrën përmes single-it të saj «I Love You More», në duo me këngëtarin francez me prejardhje arabe, Faudel.
Pasi që deri tani ka nxjerrë 11 albume me shumë në sukses në Evropën Lindore, këngëtarja ka bashkëpunuar me DJ Bobo. «Është këngëtari i parë të cilin e kam takuar. Kam kënduar me të më 1999, gjatë një koncerti në Tiranë».
«Sot, bukuroshja, e cila njeh sukses në Zvicrën gjermanofolëse, punon në albumin e saj ndërkombëtar me kompozitorin francez, Frédéric Château», vazhdon «20 Minutes».
Shumë me influencë në vendin e saj, Adelina është e njohur për qëndrimet e saj për tema sikur emancipimi i femrave si dhe mbështetjen e kauzës homoseksuale, përfundon e përditshmja zvicerane. (ekonomist)

SHPËRNDAJE