Yll MALIQI – kik-boksier shkëlqen në Zvicër

Mbresat me të mëdha lanë Yll Maliqi dhe Butrint Rama. Dueli ndërmjet Butrint Ramës, kik-boksierit tonë të rryer dhe shumë atraktiv dhe kroatit Darko Deliq. Ky meç i cili duhej të zgjaste 10 runde nga 2 minuta përfundoi me dominimin e plot të Butrintit, i cili në çdo aspekt e mundi dhe e dërmoi kundërshtarin.

Në Vintertur në organizim të legjendës së kik-boksit, Azem Maksutaj, u zhvillua një mbrëmje e pëlqyer e këtij sporti, duke defiluar emra të shquar qoftë nga skena shqiptare apo edhe nga mjediset e tjera. Duke i përmendur disa nga protagonistët pjesëmarrës, të kësaj mbrëmjeje, siç janë Ilir Beqiri, Lulzim Hyseni, Ilir Ahmetaj, Sejdullah Ademi dhe vëllezërit Hysni e Shemsi Beqiri, duhet nxjerr në pah dy betejat më interesante dhe më mbresëlënëse të kësaj nate të quajtur FIGHTINIGHT. Pra, pa kurrfarë dyshimi veçohet në radhë të parë dueli ndërmjet Butrint Ramës, kik-boksierit tonë të rryer dhe shumë atraktiv dhe kroatit Darko Deliq. Ky meç i cili duhej të zgjaste 10 runde nga 2 minuta përfundoi me dominimin e plot të Butrintit, i cili në çdo aspekt e mundi dhe e dërmoi kundërshtarin.

Publiku në sallë (ishin rreth 1500 veta) për gjithë kohen në këmbë e ndoqi duelin, por asnjëher me rezerv se kush do të fitoi. Butrinti kënaqi shikuesin, trajnerin por edhe dashamirët e shumtë të tij. Edhe një tjetër meç ishte interesant. Përball boshnjakut Hasan Haxhiq, kampion i dyfishtë, doli prishtinasi Yll Maliqi, i cili me stil dhe zgjuarsi shkatërroi kundërshtarin, duke i shkaktuar humbje bindëse. Ylli, i cili tashmë ka fituar simpati të madhe kudo që paraqitet, u duartrokit pa rezerv dhe u përgëzua nga të pranishmit si një hero i mbrëmjes. Takim që zgjoi kërshëri ishte edhe ai ndërmjet zviceranit Saharou Toure dhe Hysni Beqirit, për tu dalluar përgjithësisht talenti dhe bota shqiptare në këtë sport. Në përgjithësi një natë e bukur sportive në Vintertur, për t’u dëshmuar rinia jonë qoftë për nga talenti qoftë edhe për nga rezultatet, të cilat prej vitit në vit janë të mëdha dhe dominuese në turne të tilla dhe të ngjashme!


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni