“Xhuxhi Magjik”, «ambasador» i ambasadës kosovare në Bernë  i “qahet” nënës: Ja çfarë më bënë shqiptarët !

 

Më të përfunduar ndeshja në mes Zvicrës dhe Shqipërisë, autori i golit të parë, Xherdan Shaqiri ishte vërejtur se kishte marrë disa shenja me vete si “kujtim nga ndeshja”.

Ndërkaq medeit zvicerane e kishin ndjekur Shaqirin me vëmendje edhe kur ishte takuar me familjarët e tij pas ndeshjes. “Mami ja se si më gërvishten. Kjo nuk ishte mace, por këtë ma bëri një armik në fushë”, citohet të ketë thënë Xherdani të së ëmës, e cila po i shikonte djalin e saj në shenjën që kishte marrë në qafë gjatë ndeshjes”, ndërkaq edhe motra Medina e vëzhgonte nga afër derisa babai i qëndron i qetë duke e shikuar veprimin e “Xhuxhit Maxhik”.

 

Në fund do shtuar se ambasada  e Republikës së Kosovës në Bernë e kishte shpallur kohë më parë (16/12/2011)  Xherdan Shaqirin “ambasador” të ambasadës kosovare në Zvicër.Lidhur me ketë amabsadori Naim Malaj kishte thënë : “Xherdan Shaqiri pa dyshim është ambasadori më i mirë në Zvicër. Ai është shembull i mirë për bashkëmoshatarët e tij për integrim dhe shembull se çfarë faktori janë shqiptarët në Zvicër….”, njofton agjencia informative “Presheva jonë” nga Berna.

SHPËRNDAJE