Xheli i Ronaldos “mollë sherri”

Ndërsa Kristiano Ronaldo shkëlqen në Evropianin e Polonisë e Ukrainës, në rrjetet sociale ka shpërthyer një luftë verbale për xhelin e flokëve të tij. Protagonistet e këtij sherri online janë pikërisht dy prej modeleve më të bukura, Irina Shaik, e fejuara e yllit 27-vjecar dhe Bar Rafaeli.Kjo e fundit nëpërmjet profilit të saj në rrjetin Twitter deklaroi se xheli i përdorur nga Ronaldo me ligj nuk duhet të lejohet të përdoret.

‘E vetmja gjë që mendoj kur shikoj Ronaldon është se xheli që ai përdor për flokët duhet të jetë i jashtëligjshëm”, lexohet në mesazhin e modeles izraelite.

Përgjigjja e Irina Shaik ishte e menjëhershme. Edhe rusja përdori rrjetin Twitter për të ironizuar deklaratën e koleges së saj: ‘Të qenit e urryer nuk është dicka e këndshme, mëso të dashurosh”, – tha bukuroshja ruse.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni