Komuna e Prishtinës ka vendosur përfundimisht lokacionin se ky do të ndërtohet xhamia e re në Prishtinë kërkesë kjo e kamotshme e Bashkësisë Islame të Kosovës. Në një njoftim të lëshuar nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur së Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Prishtinës sot ka miratuar vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të xhamisë në Prishtinë. Lokacioni për ndërtimin e xhamisë përfshin pjesët e ngastrave kadastrale me një sipërfaqe prej 8100 m2. Vendi i quajtur “Blloku III i Ndërtesave”, apo siç njihet ndryshe si Parkingu i PTK, në Ulpianë.
Mbetet të shihet nëse ky lokacion do të jetë i pranueshëm për Bashkësinë Islame të Kosovës.

SHPËRNDAJE