Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka zgjedhur të këndoi himnin kombëtar para atij zviceran, ngjyrat e përfaqësueses së cilit vend i mbron. Ai kujton se rrënjët i ka nga Kosova dhe se më shumë është shqiptar se sa zviceran.

Mesfushori Granit Xhaka ka kënduar himnin kombëtar te skuadra e tij e re, Borussia Monchengladbach. Në të vërtet iu ishte thënë të gjithë futbollistëve të këtij ekipi që të këndojnë nga një këngë, ndërsa Xhaka me krenari e ka kënduar himnin kombëtar. “Unë jam shqiptar dhe këtë nuk mohoi asnjëherë. Prindërit e mijë janë rritur në Kosovë dhe ata më kanë mësuar që në fëmijëri këtë këngë. Andaj e zgjodha këtë këngë për ta kënduar. Disa nga bashkëlojtarët e mijë ishin te befasuar por tani e kuptuan se nga i kam rrënjët”, ka deklaruar, Xhaka, për tabloidin zviceran Blick, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve provokuese të tyre. Prishtinasi, i cili luan me përfaqësuesen e Zvicrës ka thënë se ka zgjedhur himnin shqiptar para atij zviceran, pasi e kishte mësuar atë si fëmijë. “Nuk mundem te këndojë himnin tjetër para atij kombëtar. Është logjike, sepse prindërit e mijë nuk janë rritur në Zvicër. Xhaka më pas ka vazhduar duke u shprehu se ai përkundër faktit që luan për Zvicrën nuk ndihet një qind për qind zviceran. Por e pohon të kundërtën sa ai përket angazhimit me përfaqësuesen. “Unë jap të gjithë maksimumin tim kur luajë për Zvicrën. Edhe kundër Shqipërisë unë do të luajë me një qind për qind të kapaciteteve të mija. Populli shqiptar e din se pse unë kam zgjedhur Zvicrën për të luajtur”, ka thënë ndër të tjerë, Xhaka. Vetëm para disa javësh thuajse ngjashëm kishte ngjallur reagime edhe qëndrimi i futbollistit tjetër shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri. Ai kishte zgjedhur një mënyrë tjetër për të treguar origjinën. Shaqiri edhe tek Bayern Munchen vazhdon të mbajë në këpucët e tij tre flamuj, krahas atij zviceran ai mban edhe flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës./bs

 

SHPËRNDAJE