Musa Xhaferri, në ‘Rruga drejt…’, ka deklaruar se për incidentin e mbrëmshëm Ministria e Brendshme ka thirrur në bised informative tetë persona, të cilët po merën në pyetje nga inspektorë të lartë te MPB-se.
“Disa nga personat për të cilët dyshohet se kanë shkaktuar incidentin e mbrëmshëm janë duke u marrë në pyetje. Kjo është raportuar nga zv / ministri i brendshëm Xhelal Bajrami në mbledhjen e sontshme të kryesisë qendrore të BDI-së”, tha Musa Xhaferri në emisionin e sotëm ‘Rruga drejt..’.
Megjithatë Xhaferri në ‘Rruga drejt…’, pranon se paqja në Maqedoni është e brishtë. Ndërkohë i pyetur se vallë gjendja aktuale e sigurisë po kthen shqiptarët mbrapa? Xhaferri shprehet se frika e viteve të kaluara nuk mund të kthehet,.
“Shqiptarët nuk kanë nevojë të frikohen. Shqiptarët janë të përfaqësuar në organet e rendit”, u përgjigj Xhaferri në ‘Rruga drejt…’, dhe njëherit kërkoi që të merren masa dhe të kapen autorët e incidentit dhe të nxiren para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
“Organet e MPB-së janë në aksion dhe u kanë ra në gjurmë aktorëve të incidentit”, shprehet Xhaferri.
Ndërkohë ndonëse i pyetur në mënyrë direkte se BDI do të kërkoj apo jo përgjegjësi nga Jankullovska? Xhaferri i shmanget përgjigjes duke theksuar se gjendjen e sigurisë në vend dhe incidentet e fundit BDI ja i ka ngritur ne nivelin me te larte dhe për të njëjtat sonte debatohet edhe në kryesinë qendrore të BDI-së.

SHPËRNDAJE