«Sulmi i fundit i xhandermerisë serbe ndaj fshatrave shqiptare në Luginën e Preshevës duke arrestuar së fundit shqiptarët e Bujanocit në prag të zgjedhjeve në Serbi ishte e qartës e se aty Dacic zhvilloi një aksion duke zhvilluar dy fushata, atë të zgjedhjeve të 6 majit dhe duke vazhduar fushatën e politikës antishiptare nga ana e Serbisë», ka deklaruar ambasadori austriak Wolfgang Petritch në një intervistë dhënë sot agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » .

 

 

Gjenevë, 9 maj

 

 

Duke folur për Serbinë e pas  6 majit në vazhdim diplomati austriak Petritsch ka deklaruar se « njoftimet për kthimin e pasardhësve të Miloshevcit në këtë rast të Ivica Dacicit dhe forcave radikale në Serbi, në pushtet nuk janë lajme të mira, në rend të për perspektivën e këtij vend, por edhe për rajonin dhe imazhin e Evropës.. », pohon në vazhdim për « Presheva Jonë »  z.Volfgang Petritsch ish-bashkëkryesues (BE) i konferencës ndërkombëtare për Kosovën, në Rambuillet.


Kthimi i pasardhësve të Milosheviqit “déjà vu” në Serbi

Sipas ambasedorit Petritsch “Fitorja e  bashkëpunëtorëve të  Milosheviqit në  këtë pjesë të Evropës  do të jetë bumerang ndaj BE-në pas gjithë atij investimi diplomatik e financiar për ta rimëkëmbur ish-Serbinë e diktatorit Miloshevic dhe për ta drejtuar kah Evropa me forca progresive, proevropiane..”

 

 

Duke dënuar ashpër intervenimin policore të frocave serbe ditë më parë në vendbanimet shqiptare në rrethin e Bujanocit z.Wolfang Petritsch ka pohuar se «Sulmi i fundit i xhandermerisë serbe ndaj fshatrave shqiptare në Luginën e Preshevës duke arrestuar së fundit shqiptarët e Bujanocit në prag të zgjedhjeve në Serbi ishte e qartës e se aty Dacic zhvilloi një aksion duke zhvilluar dy fushata, atë të zgjedhjeve për 6 maj dhe duke vazhduar fushatën e politikës antishiptare nga ana e Serbisë».

 

Ambasdadori Petritsch, i shetësuar mbi zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, duke kerkuar trajtim të ngjajshëm të poblemeve të shqiptarëve të Luginës me ato të serbëve të Veriut të Kosovës, apelon tek komuniteti ndërkombëtar të ndërmer gjitha masat e duhura për evitimin e eskalimit të dhunës në ketë pjesë të Evropës.

 

« Nëse komuniteti ndërkombërtar sot injorimi i problemet e presioneve, politikës diskriminiuese serbe ndaj popullatës shqiptare në Serbinë Jore, nesër mund t’i kushtojnë shtrnjntë  jo vetëm Serbisë, por edhe bashkimit Evropian…Prandaj, Serbia duhe të  ndal  dhunën dhe provokimet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. » ka pohuar në fund.z.Petritsch

SHPËRNDAJE