Lukas Rosol ishte një tenist i panjohur për shumicën e publikut. Numri 100 në renditjen botërore të ATP-së dhe specialist në lojën dyshe, ditën e enjte, në kohën që luhej gjysmëfinalja e EURO 2012 Itali-Gjermani, eliminoi nga turneu i Wimbledon spanjollin Rafael Nadal duke lënë kartvizitën e tij në tenisin botëror.

Tenisti çek mundi në më shumë se tre orë lojë numrin 2 të botës në 5 sete: 6-7, 6-4, 6-4, 2-6 dhe 6-4 rezultati përfundimtar i takimit.

Në këtë mënyrë vjen surpriza e parë e turneut më të madh të tenisit pasi askush nuk e priste që Nadal të eliminohej që në raundin e dytë.

Tashmë Lukas Rosol do të presë në raundin e tretë gjermanin Philipp Kohlschreiber, por çfarëdo që të ndodhë ai do të kujtohet për fitoren ndaj Nadal.

SHPËRNDAJE