Mungon më pak se një javë nga martesa e shekullit dhe Kurora Britanike ka publikuar të shtunën listën me 1900 të ftuar që do të jenë në Abbazia të Westminster, të premten më 29 prill.

Përveç listës, është dhënë edhe një hartë me të gjitha vendet ku do të ulen të ftuarit e dasmës mes Kate e William.

Në ceremoninë e dasmës do të jenë David Beckham dhe Elton John, i cili ishte një mik i afërt i mama Dianës.

Disa prej të ftuarve të shtunën në mëngjes janë një surprizë e vertetë, si këngëtari Joss Stone apo aktori Rowan Atkinson (Mr. Bean).

Në ceremoni nuk do të mungojë mesa duket kremi i aristokracisë evropiane, nga mbretërit e Spanjës tek ata të Danimarkës.

Ata që nuk kanë marrë një ftesë janë Barack Obama, Nicolas Sarkozy, ashtu edhe Silvio Berlusconi.

SHPËRNDAJE