Wikileaks: 2 takime sekrete mes Tadicit dhe Thacit

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës i ka shtrirë dorën dy herë presidentit të Serbisë, Boris Tadiq. Zbulimin e bëjnë kabllogramet e Wikileaks. E para që e konfirmon takimin është një dokument i dërguar nga misioni i SHBA-së në OKB, në janar 2008.

Prishtine,7 shtator / AIK-Presheva Jonë

Aty ambasadori i atëhershëm amerikan, Khalilizad shpjegon takimin e tij me presidentin serb Boris Tadiq, që i kishte treguar për takimin me kryeministrin Thaçi. “Presidenti Tadiq tha se Serbia kishte ofruar një “model shumë të qartë të autonomisë substanciale”, gjatë negociatave të Treshes për statusin final. Ai bëri thirrje për më shumë bisedime sepse ‘ne nuk do të heqim dorë nga Kosova’. Ai tha se e kishte takuar në Nju-Jork kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe se do të takohej me të përsëri në përpjekje për të gjetur një kompromis final për statusin, por u ankua se historia e fundit e Kosovës dhe premtimet për pavarësinë po i bëjnë shqiptarët jobashkëpunes. Ai tha se ‘ne kemi një të kaluar të keqe nga e cila po provojmë të dalim’, por insistoi se ‘Unë nuk jam Slobodan Miloseviq’.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni